Ambasadori britanik del optimist nga selia e LDK’së: Po afrohet marrëveshja për koalicionin qeverisës

0
233
Ambasadori britanik del optimist nga selia e LDK’së: Po afrohet marrëveshja për koalicionin qeverisës

Pjesë e këtij takimi ka qenë edhe nënkryetarja e LDK-së Vjosa Osmani

Edhe përkundër faktit se kanë kaluar më shumë se dy muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve të 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk kanë arritur që ta kurorëzojnë bashkëpunimin e tyre me një koalicion për bashkëqeverisje.

Nga dy partitë kishin paralajmëruar se pas certifikimit të rezultateve nga KQZ’ja , koalicioni do të përmbyllej brenda një periudhe prej 3 ditësh. Megjithatë duket se ndarja e përgjegjësive qeverisëse vazhdon të përbëjë problem për dy partitë. Një nga postet që dy partitë s’po gjejnë pajtim është ai i presidentit të vendit.

E duke parë gjithë këtë situatë të vonesës së arritjes së një koalicioni, ka pasur thirrje nga ambasadorë të ndryshëm në Prishtinë që sa më shpejtë të konstatohet Kuvendi dhe të procedohet me qeverinë e re. Thirrje të tilla vazhdimisht ka bërë ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, i cili ka vizituar edhe zyrat e LDK’së.

Ndërkohë sot në selinë e partisë së Isa Mustafës ka qëndruar edhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Nocholas Abott, i cili ka paralajmëruar se një marrëveshje do të arrihet shumë shpejtë.

 “Kisha një takim shumë të mirë me kryetarin e LDK-së, z.Mustafa më dha një mundësi shumë të mirë të dëgjoja nga ai se si po shkojnë negociatat rreth koalicionit dhe po shohim të ecim përpara dhe të kemi sukses sa më shpejtë dhe marrëveshja është çdo ditë e më afër”  ka thënë për Indeksonline Nicholas Abbott.

Pjesë e këtij takimi ka qenë edhe nënkryetarja e LDK-së Vjosa Osmani, por ajo që vlen të theksohet është fakti se ambasadori britanik ka pasur një takim kokë më kokë me Osmani.  Ata janë parë duke biseduar për më shumë se 10 minuta në  dalje të zyrave të LDK-së. Vjosa Osmani konfirmoi se edhe ajo ka qenë pjesë e takimit me ambasadorin britanik dhe tha se kanë diskutuar zhvillimet e fundit politike në vend.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu