Ambasadori britanik: Presim formimin e shpejtë të qeverisë së Kosovës

0
254
Ambasadori britanik: Presim formimin e shpejtë të qeverisë së Kosovës

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott ka thënë sot se pret formimin sa më të shpejtë të Qeverisë së Kosovës.

Abbott këto komente i bëri pas nënshkrimit me ministrin në detyrë të Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala të marrëveshjes për partneritet, tregti dhe bashkëpunim ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

“Shpresoj që të formohet sa më shpejt Qeveria e re…. edhe ne do të kemi zgjedhje shpejt, këto janë procese demokratike, legjitime”, u shpreh ambasadori britanik.

Abbott duke komentuar situatën politike në vend, tha se shpreson që procesi i formimit të Qeverisë së re nuk do të marrë shumë kohë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu