Ambasadori Gjerman: Skenat në rrugë dhe terraca të kafeneve të padurueshme

0
238
Ambasadori Gjerman: Skenat në rrugë dhe terraca të kafeneve të padurueshme

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, është shprehur i zhgënjyer me njerëzit në Kosovë që nuk po i respektojnë masat për mbrojtje nga COVID-19.

Diplomati gjerman ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter se po e ka të padurueshme t’i shoh lokalet e mbushura me njerëz.

“Skenat në rrugë dhe tarracat e Kafes të padurueshme. Pasojat që duhen parë në kujdesin intensiv”, shkruan gjermani në Twitter.

Ai këto komente i ka bërë duke komentuar një donacion të Zyrës së BE-së në Kosovë për Ministrinë e Shëndetësisë.

Këto ndihma Heldt shpreson se do t’i inspirojnë njerëzit në Kosovë të sillen më përgjegjshëm./Insajderi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu