Ambasadori norvegjez paralajmëron zgjedhje të reja në Kosovë

0
756

Ambasadori Norvegjez

Ambasadori i Norvegjisë, Jan Braathu, ka paralajmëruar se Kosova shumë shpejtë do të shkoj në zgjedhje të reja duke kërkuar nga organet përkatëse që të merren masat e duhura për një sistem zgjedhor më kredibil dhe më të avancuar.

Këto vlerësime, ambasadori norvegjez i bëri në tryezën me titull “Zgjedhjet e fundit – mundësi për reflektim në legjislacionin zgjedhor”, të organizuar Demokracia në Veprim, ku u publikua edhe raporti përfundimtar i vëzhgimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 8 qershorit 2014.

“Duhet marrë masa konkrete në avancimin e sistemit zgjedhor, sepse mund të kemi prapë zgjedhje ndoshta edhe më shpejt sesa që ne presim”, tha Braathu.

Po ashtu Braathu ka adresuar një varg çështjesh, për të cilat ka thënë ai, duhet përmirësuar në procesin e ardhshëm zgjedhor.

“Ato që janë evidente në çdo palë zgjedhje në Kosovë është pastrimi i listave me emrat e të vdekurve, pastaj të evitohen mundësia për votat e pavlefshme sikur edhe informimi me kohë për gjetjet e vendvotimeve”, ka thënë ai duke u bërë thirrje organeve vendore që të punojnë që sistemi elektoral të jetë më i avancuar.

Ambasadori norvegjez ka premtuar se në këtë drejtim do ta kenë edhe përkrahjen ndërkombëtare. /zeri/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu