Ambasadori norvegjez paralajmëron zgjedhje të reja në Kosovë

0
511

Ambasadori Norvexhez

Ambasadori i Norvegjisë Jan Braathu ka paralajmëruar se Kosova shumë shpejtë do të shkoj në zgjedhje të reja duke kërkuar nga organet përkatëse që të merren masat e duhura për një sistem zgjedhor më kredibil dhe më të avancuar.

Këto vlerësime Ambasadori norvegjez i bëri në tryezën me titull “Zgjedhjet e fundit – mundësi për reflektim në legjislacionin zgjedhor”, të organizuar Demokracia në Veprim me ç’rast u publikua edhe raporti përfundimtar i vëzhgimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 8 qershorit 2014.

“Duhet marrë masa konkrete në avancimin e sistemit zgjedhor, sepse mund të kemi prapë zgjedhje ndoshta edhe më shpejt sesa që ne presim”, tha Braathu. Po ashtu Braathu ka adresuar një varg çështjesh, për të cilat ka thënë ai, duhet përmirësuar në procesin e ardhshëm zgjedhor.

“Ato që janë evidente në çdo palë zgjedhje në Kosovë është pastrimi i listave me emrat e të vdekurve, pastaj të evitohen mundësia për votat e pavlefshme sikur edhe informimi me kohë për gjetjet e vendvotimeve”, ka thënë ai duke u bërë thirrje organeve vendore që të punojnë që sistemi elektoral të jetë më i avancuar.

Ambasadori norvegjez ka premtuar se në këtë drejtim do ta kenë edhe përkrahjen ndërkombëtare.

Nga ana tjetër edhe përfaqësues të subjekteve politike në vend kanë dhënë vërejtjet e tyre për këtë raport, kurse kryetarja KQZ-së Valdete Daka tha se institucioni që ajo udhëheq është i gatshëm që në çdo kohë të organizoj zgjedhje, vetëm që siç tha ajo koha prej gjashtë muajsh do të ishtë mëse e nevojshme për përgatitjen e mirëfilltë të zgjedhjeve.
Nga ana tjetër, Jetmir Bakija nga Demokracia në Veprim paraqiti disa nga sfidat me të cilat procesi elektoral është zhvilluar që nga pas-lufta.

“Ajo që është shqetësuese e që u është evidentuar si parregullsi është pjesëmarrja apo shfrytëzimi i shërbyesve civil në fushatën elektorale sikur edhe shfrytëzimi i resurseve publike gjatë fushatës. Një parregullsi e cila do të duhej të rregullohet në proceset e ardhshme zgjedhore është edhe pastrimi i listës së votuesve, si dhe informimi më i madh i qytetarëve për mënyrën e votimit në vendvotimet se ku duhet votuar”, ka thënë ai.

Sipas tij, mosinformimi me kohë dhe i mjaftueshëm ka reflektuar që numri i votave të pavlefshme të jetë i madh prej 4.2 për qind.

Po ashtu sipas Bakisë mbetët shqetësuese edhe dalja e ultë e qytetarëve në zgjedhje sikur edhe propaganda e thekuar politike gjatë procesit të votimit. Ai ka kërkuar që kjo gjë duhet të evitohet në të ardhmen.
Ud. I drejtorit të USAID-i Kristofer Edvards tha se Kosova ka bërë një progres në procesin elektoral, ndërsa ka theksuar se duhet t’i kushtohet vëmendje rritjes se përqindjes së daljes në votime.

“Pa përjashtuar as ndërkombëtarët por edhe vendoret duhet të punojmë maksimalisht për një proces edhe më të avancuar zgjedhor”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu