Amerika në këmbë: Në kërkim të vrasësit me uniformë çetnike serbe!

0
856

Cetniku amerikan

Policia amerikanë në Pensilvani për disa ditë është vënë në kërkim të një personi të armatosur, Eric Matthew Frein (31), i cili ka vrarë në pritë një pjestarë të policisë Brioni Dixon (38) dhe ka plagosur një polic tjetër Alex Douglas (31).

Frayn është i fiksuar me çetnikët dhe luftën e tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Amerikani Eric Frein (31), me snajperë rekracioni ka aktuar ringjalljen e betejave të Luftës së Dytë Botërore, duke u zhytur në rolin e çetnikëve të cilët ai i admiron. Ai në këtë rol qëlloi me snajper dy policët amerikanë.

Frein me nofkën “Ujku”, është i dashuruar në uniformat serbe, duke e treguar këtë edhe në profilin e tij në Facebook. Ai ka bërë foto edhe para tempullit të Shën Savës në Beograd.

Babai i tij, Eugene Frein, një ushtar në pension, tha se di të shtijë mirë, dhe se një pushkë Kallashnikov, është zhdukur nga shtëpia e tyre.

Pensilvania është vënë në bllokadë që nga e premtja, kur Frein qëlloi dy policët.

Policia e shtetit ka lëshuar një paralajmërim për rrezikun që paraqet Frein, duke e quajtur atë një armik të shtetit i cili mund të kryejë edhe vrasje të tjera.

Nga frika u mbyllën edhe disa shkolla. Deri tani policia ka arritur të gjejë një veturë xhip të braktisur nga Frein, e zhytur në një moqal aty pranë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu