Amerikanët pro Presidentes, Britanikët kundër

0
679

Ambasadori i Anglise

Një ditë pasi Presidentja Jahjaga kërcënoi me zgjedhje, në një formë ose në një tjetër u deklaruan edhe dy ambasadat më të fuqishme në vend. Amerikanet i dhanë mbështetje iniciativës së Presidentes, Britanikët jo

Pasi të premten për herë të parë në Zyrën e Presidentes Atifete Jahjaga u përmend mundësia që vendi të shkojë në zgjedhje të reja për shkak të bllokadës politike, dy ambasadat më të fuqishme në vend ajo e SHBA’ve dhe Britanisë së Madhe, janë deklaruar rreth këtij zhvillimi. Qëndrimi i këtyre përfaqësive diplomatike është se nuk do të përzihen në gjetjen e zgjidhjes për formimin e institucioneve në vend, por dy ambasadorët Tracey Ann Jacobson kanë dhënë deklarata të ndryshme sa i përket rolit të Presidentes dhe kërcënimit të djeshëm me zgjedhje. Derisa Jacobson ka thënë se mbështet përpjekjet e Presidentes, Cliff ka thënë se ‘nuk jemi në një pozitë të tillë që Presidentja të thërrasë zgjedhje.

“Sa i përket pyetjes për zgjedhjet e reja unë mendoj se çdokush prej komunitetit ndërkombëtarë kanë thënë se ne nuk mendojmë se zgjedhjet janë një ide e mirë…Nuk mendoj se zgjedhjet janë në të vërtetë në interes të Kosovës, madje nuk jam i sigurt nëse jemi në pozitën që Presidentja të thërrasë zgjedhje të reja. Parlamenti nuk mund ta zgjedhë këtë çështje deri sa të konstituohet”, ka thënë tha Cliff duke thënë se Presidentja duhet ti vazhdojë përpjekjet për të gjetur zgjidhjen.

Ndërkohë gjatë deklarimit të djeshëm Jacobson ka thënë se e mbështet zgjidhjen e Presidentes.

“Ata duhet të gjejnë zgjidhje vetë. Ne nuk ndërhyjmë dhe ne mbështesim zgjidhjen nga presidentja”, ka thënë ajo gjatë një vizite në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu