Amerikanët prodhojnë armë që kurrë nuk del huq – (Video)

0
633

Arma që shuq kurr

Ushtria amerikane planifikon që të testoj armën e ‘mençur’ e cila mund të godas edhe ushtarët të cilët janë të fshehur prapa pengesave. Testet, të parapara për fillimin e vitit të kaluar, do të shërbejnë për përcjelljen e veprimit të pushkës e njohur me emrin XM25, për sulm kundër strehimeve natyrale.

Kjo pushkë, e prodhuar nga kompania “Orbital ATK”, në vete ka të integruar sistemin për zbulimin e shënjestrës dhe kontrollimin e qitjes, ku edhe ushtarëve me përvojë të vogël ushtarake, u mundëson të qëllojnë shënjestrat e armikut edhe nëse ata janë të fshehur prapa pengesave natyrale.

Ajo përdor plumba të cilët janë të programuar që të shpërthejnë kur e kalojnë largësinë e dëshiruar, duke mundësuar që të qëllohen armiqtë kudo që fshihen, ndërsa distanca e goditjes së saktë, është 700 metra.

Për më shumë shikojeni videon./ZERI

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=W-7L0Frj6vQ” width=”560″ height=”315″]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu