Ana e panjohur e Aleksandër Moisiut

0
727

Aleksander Mosiu

“Para meje, pas meje dhe afër meje, kudo trupa gjysmë të shkrumbuara të ushtarëve të vrarë në betejë, nuk dua t’i përshkruaj se si dukeshin ato nga afër. Unë dua vetëm t’ju tregoj që nuk kam ngrënë asgjë edhe nëse uria më thoshte të ha diçka me zor: sa e vështirë është gëlltitja (ngrënia) e diçkaje në ato momente, një situatë e papërballueshme. Unë nuk mund ta largoja këtë kundërmim tmerrues, që më përcillte vazhdimisht”. Ky është rrëfimi i aktorit shqiptar më famë botërore, Aleksandër Moisiu, nga vija e frontit gjatë Luftës së Parë Botërore 1914-18.

Këtë letër e shkruan nënoficeri Aleksandër Moisiu, Shtabi 3, Batalion, më 26 maj 1915, për të dashurën dhe më vonë gruan e tij Johanna Tewin. Menjëherë pas kësaj Moisiu u emërua “Toger në ushtrinë gjermane” dhe ju dha (mori), Kryqin e Hekurt për “Trimëri të shkëlqyer”. Një dorëshkrim nga përmbledhja e Moisiut që përshkruan Gjermaninë.

Në një udhëtim në tren takon një të njohur që për Moisiun thoshte se ka thënë: “Unë jam një prusian, por jo nga Lindja”. Unë jam oficer gjerman,” aktori, i cili (që) në fëmijëri u dërgua nga një familje në tjetrën, që ndërmjet Italisë, Shqipërisë dhe mbretërisë imperiale të Austro-Hungarisë u rrit dhe e sheh vetën si gjerman. Dëshira për të qenë gjerman, prusian shkoi aq larg saqë në fillim të Luftës së Parë Botërore shkoi si vullnetar me “gjoksin përpara” në front për të luftuar. Por, Lufta e Parë Botërore për togerin Aleksandër Moisiun përfundoi më 6 shtator 1915. Gjatë një praktike fluturimi, që ishte fluturim fillestar i pilotit entuziast të Moisiut që deri atëherë punonte si ushtar mbrojtës në territorin e Veriut në Francë dhe që përfundoi mandatin si oficer, duhej të ulte avionin në mënyrë emergjente në tokë afër Caliais, atje i priste një befasi e hidhur: Moisiu dhe piloti i tij ranë në duart e armikut dhe ata ishin anglezët, ku me pas u dërguan në një burg anglez. Më vonë Moisiu u dërgua në kampin e të burgosurve të luftës Belle-lle-en në Francë. Aty së bashku me një të burgosur tjetër tentoi të arratisej, por fatkeqësisht nuk ia doli të ikte. Moisiu u sëmur nga TBC (Tuberkulozi) në qershor të vitit 1916, u dërgua për internim në Arosa të Zvicrës neutrale. Edhe pse në Zvicër Moisiu u njoh si i burgosur i luftës mund të fillonte të punojë si aktor dhe të luante në teatër. Alfred Reucker, drejtori i Shtëpisë Artistike në Cyrih, u njoh me Muisiun, ku më herët e kishte njohur Moisiun gjatë performancës së Moisiut në shfaqjen e tragjedisë athinase “Kònig Òdipus” (Edipi Mbret), 1911, në Cyrih. Pra Moisiu kishte marrë leje pune si aktor, ku në vitet 1916/1917, Moisiu doli shpesh në skenë, duke performuar karaktere të ndryshme. Së bashku me të rejën Elizabeth Bergner luajti Hamletin. Në fund të muajve të vitit 916/1917 në Bernë dhe Schaffhausen.  Pjesë nga libri i autores: Alexander Moissi: Profil einer Schauspieler-personlichkeit

Aleksander Mosiu

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu