Ana Komnena viti 1093: Serbët janë të pabesë

0
1187

ana-komnena

Ana  (Hëna) Komnena, vajza e Perandorit  Aleks Komneni, e njohur me veprën e saj ‘Aleksia’, ka lenë pas shumë të dhëna të rëndësishme për periudhen në të cilën dalim nga errësira mesjetare.

Një nga këto të dhëna lidhet me serbët që,  që në vitin 1093 kur,  për dy vite diellore,  sunduan Dalmacinë me anë të prijsit të tyre  Volkanit. Serbët shfaqen si pushtues  në Dalmaci   edhe nuk gjenden në pozicionet që sot i vendosi  historia. Gjenden më shumë në perëndim të  Bosnjes së sotme edhe shtrihen në një pjesë të vogël malore. Ndarja e kufijëve te Perandoris Romake të Lindjes me dalmatët ishte mali i quajtur Zigos me qendër qytezën Zveçanit. Pabesia e serbëve na jepet nga Ana Komnena, Aleksia,VIII, 3, 4.

‘’Volkani, njeri i pakapshëm në fjalë e vepra, që sundonte të gjithë Dalmacin për dy vite diellore, pas humbjes së Sqitheve, doli nga kufijtë edhe filloi të grabisi e shkretoi  qytete e fshatra. Mbrriti deri në Lipinion (Lipljan) e i vuri zjarr edhe e dogji. Kur u lajmerua mbreti(Aleks Komneni) vrejti situata  kishte arritur në gjendje kritike. Mblodhi ushtri të fuqishme edhe u nis kundër serbëve drejtpërdrejt e ne Lipljan, në një kështjellë të vogël në kembët e malit Zigu, aty ku ndahej Dalmacia nga kufijtë tanë…. Volkani sapo e mësoi se drejt tij po vinte autokratori iku e shkoi në Sveçan, në një keshtjellë në majën e malit Zigo që ishte pika e ndarjes së kufirit midis bizantinëve edhe dalmatëve. Kur Aleks Komneni mbrriti në Shkup , Volkani i dergon ambasadorë për paqe duke u shfajësuar se është i pafajshëm për të këqijat që ishin bërë duke ia hedhur fajin komandanteve romak me fjalët : ‘’ Ata nuk dëgjonin të rrinin në kufijtë e tyre por ndërmernin sulme duke i shkaktuar dëme të mëdha Serbisë. Sa për mua nuk do e bëjë kurrë më dicka të tillë por do kthehem e do i dërgoi madhëris suaj familjarët të mi si pengje edhe nuk do dalë më nga kufijtë’’. Por Volkani nuk i dha pengjet që i kërkuan dhe e shtynte dita me ditën edhe kështu pa u mbushur viti doli përsëri edhe shkretonte tokat e Bizantit….. Kundër tij u nis Joani, nipi i Aleks Komnenit, me një ushtri të madhe.. Volkani i shikonte lëvizjet e tija edhe i dergon ambasadorë për paqe duke i premtuar se do ua japi pengjet e premtuara edhe do u mbahet kushteve të paqes. Të gjitha këto nuk ishin  gjë tjetër vetëm premtime të pavërteta pasi në të vërtetë ai po pregatitej  të sulmonte befasisht’’

Atë vit  Volkani i kaloi  vazhdimisht   kufijtë e perandoris Bizantine duke mashtrua edhe pa ua dhënë pengjet. Dredhia serbe nuk do zgjaste shumë edhe vitin e ardhshëm Volkani do i dorëzonte pengjet dhe Komneni do e  merrte përfundimisht edhe Dalmacinë.

Ekskluzive nga Altin Kocaqi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu