Analistët: Referendumi, zgjidhje për dalje nga kriza politike

0
713

Protestat

Kërkesa e opozitës për referendum ose zgjedhje shihet si një hap konkret për dalje nga kriza.

Analisti Imer Mushkolaj thotë se të dy mundësitë janë opsione për t’i nxjerrë qytetarët nga kjo situatë, raporton KTV.

Mushkolaj thotë se ideja e referendumit edhe mund të mos u pëlqejë ndërkombëtarëve dhe duhet kuptuar drejt, sepse ata duan respektim të marrëveshjeve me Serbinë.

Edhe Artan Muhaxhiri beson se tashmë opozita e ka lënë retorikën, duke kërkuar edhe zyrtarisht te presidentja referendumin ose zgjedhjet.

Qysh prej fillimit të bllokadës, opozita kërkonte që në rast të mostërheqjes së nënshkrimeve nga të dyja marrëveshjet, të shkohet në referendum apo edhe në zgjedhje të parakohshme, por kjo është hera e parë që me dokument i drejtohen të parës së shtetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu