Anarki në Komunën e Prizrenit

0
835

Bashkimi Demokratik shpreh publikisht shqetësimet e veta për gjendjen anarkike që ka përfshirë institucionet komunale në Prizren.

Grupet para politike sot vërtetuan qëndrimet tona të deritashme me dështimin e mbledhjes se Kuvendit Komunal të cilët për llogari të grupeve të ngushta po rrezikojnë që Prizrenin ta lënë pa miratimin e buxhetit, dështimi i mbledhjes sot është një tregues i qartë se Ramadan Muja dhe grupet rreth tij skajshmërisht i kanë devalvuar institucionet dhe janë duke e prishur imazhin e qytetit tonë, imazhin e Prizrenit para opinionit të gjerë .

Reagimi i Ramadan Mujes përmes tellallit tij ndaj fushatës “Bashkohu edhe ti ta luftojmë korrupsionin” përmes deklaratave politike ku përmend edhe Gjakun e Dëshmorëve  tregon paturpësinë e kryetarit të komunës i cili është më pak meritori bashkë më qeverinë e hajdutëve  për tu thirrur në luftën e lavdishme të UCK-së dhe aty që u flijuan për këtë liri.

Bashkimi Demokratik përmes protestës së djeshme nuk ka bëre kurrfarë shpikje për pos konstatimeve që tashmë i di opinioni i gjerë se Ramadan Muja me suitën e tij ka heshtur para miratimit të Ligjit për Zonën Historike të Prizrenit, se Ramadan Muja ka dhjetëra aktakuza para organeve të drejtësisë, se Ramadan Muja ka favorizuar familjen e tij në shëndetësi dhe arsim, se Ramadan Muja ka disa drejtorë politik që hetohen nga organet e drejtësisë për korrupsion, se Ramadan Muja është duke e favorizuar shkatërrimin e qytetit të Prizrenit me ndërtime pa leje. Të gjitha këto që u ceken më lartë nuk janë ndonjë risi por janë të vërteta të argumentuara për të cilat Bashkimi Demokratik i thotë  IK N’SHPI RAMADAN MUJA.

 

 

Bashkimi Demokratik

Zafir Berisha,kryetarë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu