Angela Merkel, i dele ne mbrojtje Opozites

3
966

Merkel

Kancelarja Merkel: Kosovës i duhet qeveri demokratike, jo policore

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka reaguar pas përplasjeve të sotme Pozitë-Opozitë brenda Kuvendit, si dhe për përplasjen mes policëve dhe protestuesve nëpër rrugët e Prishtinës.

“Këto pamje nuk i bëjnë nder askujt. Kosova ka vuajtur shumë historikisht, dhe sot është momenti që ajo të bëjë kthesë të madhe. Kosovës i duhet një qeveri demokratike, dhe jo një autokratike e policore.

Nuk ka ditë të mira për një shtet që i rrah qytetarët e vet pse ata protestojnë”, ka deklaruar zonja Merkel për Deutsche Welle.

Më tej, Merkel ka folur edhe për Marrëveshjet e fundit mes Kosovës e Serbisë, me ç’rast ka thënë se Serbia po tregohet e papërgjegjshme pas çdo raundi negociatash. Prandaj, sipas saj, marrëveshjet duhet të rishqyrtohen dhe nuk mund të ketë asnjë marrëveshje jashtë vullnetit të popullit.

“Qeverisë i takon gjetja e zgjidhjes, por duke mos e diskriminuar e përjashtuar Opozitën. Kosova le të marrë mësim nga shteti ynë se si trajtohet Opozita pavarësisht dallimeve”, ka përfunduar kancelarja Merkel.

3 KOMENTET

  1. MERKEL, I JEP NJE LEKSION TE MIRE QEVERISE KOSOVES, TE RESPEKTOHET OPOZITA E VULLNETI I POPULLIT, NUK KA DEMOKRACI KU KA DHUNE NDAJ QYTETAREVE VETEM SE PROTESTOJNE……VIVA MERKEL !

  2. Oj zonja e nderuar Merkell Ju jeni baza e demokracise rrespekt dhe shendet.
    Mjerisht ne Kosove nuk dine per demokracine por vetem per kolltuqe e pasurine duke shkelur demokracine,Kushtetuten dhe Lirine,mjerim,mjerim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu