Anija në flakë, shpëtohet një shqiptar (VIDEO)

0
775

Trageti ne Flake

Anija “Norman Atlantic” kishte destinacion Ankonën dhe në të udhëtonin 411 pasagjerë, 55 anëtarë të ekuipazhit dhe 222 mjete

Një nga 25 shqiptarët që gjendeshin në bordin e anijes “Norman Atlantic”, është shpëtuar . E ndërsa nuk dihet identiteti i tij, apo dhe shtetësia, pasi në bord 3 prej shqiptarëve kishin nënshtetësi italiane, mësohet se ai është dërguar në spitalin e Brindisit ku po merr trajtim mjekësor.

Gjithashtu është bërë evakuimi i 6 të tjerëve. Rreth orës 20:00 të mbrëmjes, Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se sipas informacioneve të Rojes Bregdetare greke, në listen e pasagjereve të mbijetuar dhe që tashmë ndodhen në bordin e anijes « Aby Jeannette » ndodhen dhe shtetasit shqiptarë të mëposhtëm:

1. Refik Aliko

2. Sheraf Aliko

3. Donika Aliko

4. Jonel Lamcaj

5. Festim Cuci

6. Hasie Cuci

Vijon operacioni i shpëtimit

Anije dhe helikopterë po shpëtojnë 478 pasagjerët që ndodhen në anijen e përfshirë nga flakët. “Norman Atlantic”, po udhëtonte për në Patra në Greqi dhe ishte nisur nga Ankona në Itali. Aktualisht anija udhëton në mënyrë të pakontrolluar dhe ndodhet rreth 40 milje në veri-perëndim të Kofuzit.

Dallgët dhe era e fortë po e bëjnë akoma edhe më të vështirë procesin e shpëtimit të udhëtarëve, mes të cilëve ndodhen dhe 22 shtetas shqiptarë. Ndërsa shumica janë grekë, por në anije ka italianë, turq, gjermane dhe nga të kombësive të tjera.

Zjarri ka nisur në garazh, pak minuta pasi anija është nisur nga Igumenica të dielën në mëngjes. Sipas asaj që raportojnë mediet italiane, zjarri ka rënë fillimisht në tavanin e një automjeti që ndodhej në anije.

Ekipe shpëtimi nga Italia dhe Shqipëria po marrin pjesë në operacionin e shpëtimit. Një nga pasagjerët ka thënë për televizionin grek “Mega”, se në katet e poshtme, ku ndodhen barkat e shpëtimit nuk mund të qëndrohet për shkak të nxehtësisë së shkaktuar nga zjarri. Ndërsa bashkëshortja e një kuzhinieri që ndodhet në anije thotë se burri i ka thënë në telefon se për ta është e vështirë të mbushen me frymë dhe se rrezikojnë të digjen si “minj”.

Të paktën një person nga humbur jetën deri tani nga zjarri, ndërsa 161 pasagjerë janë mundur të evakuohen. Viktima është i seksit mashkull dhe Roja Bregdetare Italiane thotë se ai ka humbur jetën pasi është hedhur në det. Të paktën tetë anije janë afruar për të dhënë ndihmë, por era e fortë dhe akulli pengon përpjekjet e tyre.

[youtube url=”http://www.youtube.com/watch?v=7OsIXh3lLO0″ width=”560″ height=”315″]

17:00 Shënohet viktima e parë e tragetit italian që mori flakë në orët e para të mëngjesit të së dielës. Bëhet fjalë për një burrë që dyshohet të jetë me nështetësi greke, dhe që ka humbur jetën gjatë operacionit për evakuimit e pasagjerëve nga trageti në flakë në anijet imbarkuese.

Sipas medieve italiane, personi po evakuohej për t’u shpëtuar së bashku me bashkëshorten e tij, por gjatë këtij operacioni ka pasur një incident, ku çifti ka mbetur i varur në një litar. Më pas të dy kanë rënë në det, por forcat e shpëtimit kanë mundur të nxjerrin jashtë detit vetëm gruan e tij, ndërsa burri fatkeqësisht ka humbur në det. Ndërkohë, raportohen dy të plagosur, një pasagjer dhe një ushtarak i cili nuk është ndjerë mirë gjatë operacionit të shpëtimit.

Alfano i telefonon Tahirit

Ministri i Brendshëm italian, Angelino Alfano i ka telefonuar homologut shqiptar Saimir Tahiri, lidhur me situatën e krijuar në tragetin grek “NORMAN ATLANTIC”. Të dy ministrat kanë shkëmbyer informacione për ecurinë e deritanishme të operacionit të shpëtimit.

Tahiri e informoi Alfanon se e gjithë infrastruktura pritëse në të gjitha portet e Shqipërisë është në gadishmëri maksimale për të përballuar çdo situatë që mund të krijohet nga ankorimi i tragetit në këto porte dhe emergjencës shëndetsore për pasagjerët.

Sipas Alfanos 138 pasagjerë janë evakuuar tashmë dhe ndërkohë vijon operacioni për shpëtimin e çdo pasagjeri. Ministrat po mbajnë kontakt të vazhdueshëm personal për përballimin e situatës emergjente.

KORFUZ12:10 – Pasagjerët e tragetit italian të përfshirë nga flakët po përjetojnë tmerr me sy, ndërkohë që mundohen të shpëtojnë të gjallë nga kjo tragjedi. Mes 478 personave që ndodheshin në bord, mësohet se mes tyre janë edhe 25 shtetas shqiptarë. Prej ngjarjes së ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, 170 pasagjerë mundën të shpëtonin prej saj, ndërkohë që pjesa tjetër lutet për ndihmë.

13: 40– Mediet greke kanë arritur të zbardhin emrat e 25 shtetasve shqiptarë që ndodheshin në bordin e anijes, fati i të cilëve nuk dihet ende.
Në bordin e anijes ndodheshin shqiptarët: K.Zhuri, P.Zhuri, A.Zhuri, A.Skendaj, J.Qerama, X.Parangoni, L.Ndreu, R.Mane, S.Kolekaj, B.Kazo, V.Kane, G.Gega, F. Cuci, H. Cuci, Riza Cela, Leopard Beqiraj, Enkelejda Beqiraj, Aleksandër Beqiraj, R.Aliko, D.Aliko, S.Aliko, H.Cukja, S.Qendro, A.Pashaj, D.Sejko.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu