Ankthi i luftës në trojet e pushtuara të Kosovës Lindore

0
859

Lapidari i dëshmorëve të UÇPMB-së në Preshevë është një dëshmi se sa të dobët jemi ne shqiptarët kur më së shumti kërkohet unifikim i faktorit politik. Presheva, Bujanovci dhe Medvegja mbetën zyrtarisht si territor i okupuar pas marrëveshjes së Konçulit e cila u arrit si rezultat i kompromisit të një dhëndërri të Serbisë që e kishte gruan shkinë dhe në të njëjtën kohë ishte edhe ambasador i Amerikës në Beograd, trysni kishte edhe nga faktori politik shqipëtar i Kosovës që nuk e njihte atë zonë dhe duke e shfrytëzuar reputacionin që e kishin nga euforia e pas-luftës ata e bënë këtë lojë të turpit.

Me vrasjen e Ridvan Qazimit -Komandant Lleshit e cila ndodhi gjatë atyre ditëve nuk mbeti asnjë komandant lufte në atë zonë që do të kishte forcën morale të kërkojë të drejtat e shqipatrëve të asaj zone për ribashkim me Kosovën.

Ish ushtarët e UÇPMB-së u ndanë në grupe dhe u bënë lojë e politikës ditore, e më së keqi e pësoi grupi i Lirim Jakupit i cili sot gjendet në burgjet e Kosovës nën akuzën se kishte luftuar kundër vëllezërve serbë. Lirimi u varros për së gjalli edhe kur u bë viktimë e grupeve fundamentaliste islamike që veprojnë në trojet shqipëtare nga fundi i luftës së Kosovës, prandaj ai e humbi edhe autoritetin që e kishte gjate luftës.

Nuk hezituan politikanët e Tiranës dhe Prishtinës për të dhënë deklarata pompoze se Presheva është e jona, Lapidarin nuk e japim apo deklarata të tjera të nivelit filozofik :”pordhokologjia politike.” Në të njëjtën kohë sapo largoheshin nga kamerat me nxitim i telefononin Daçiçit dhe i kërkonin falje, disa edhe e bënin këtë kërkim-falje në katër sy.

Nuk mundet kryeministri Berisha të bëhet nacionalist derisa është nën vartësinë e Damir Fazliqit, në të njëjtën kohë nuk mundet paria politike e Kosovës të japin deklarata nacionaliste derisa një pjesë e territorit te Kosovës që njihet ndërkombëtarisht si Kosovo është nën okupimin e serbëve dhe aty operojnë vetëm strukturat e Beogradit.

Popullin e trojeve të pushtuara në Preshevë, Bujanovc e Medvegje nuk duhet mashtruar nga paria politike e Tiranës dhe Prishtinës, Duhet të mos shfrytëzohet pushtimi i tyre për të krijuar emër kinse jemi nacionalistë sepse ata po vuajnë nën thundrën e pushtuesit serb dhe dita ditës po ju kanoset rreziku i shfarosjes.

Ushtritë e internetit të jenë pak më të kujdesshme sepse në trojet e pushtuara jetojnë me dhjetëra mijëra civilë të cilët jetojnë nën ankthin e luftës!

Sa herë që në trojet e pushtuara ndodhë ndonjë moment i rëndësishëm historik, shërbimet sekrete serbe e krjojnë ndonjë turbullim politik në Shqipëri duke i treguar muskujt se ata e kontrollojnë edhe Shqipërinë, prandaj duhet që në këto momente të jemi më të ndërgjegjshëm duke e kuptuar realitetin që po ndodhe dhe në asnjë mënyrë të mos biem viktimë e lojërave të koordinuara nga Beogradi.

 

19 Janar 2013

 

Qazim Doda, New York

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu