Anton Berisha jep dorëheqje nga AAK-ja, tregon arsyen

0
199
Anton Berisha jep dorëheqje nga AAK-ja, tregon arsyen

Anton Berisha më nuk është pjesë e partisë së Ramush Haradinajt.

Berisha, i cili kishte shërbyer në qeverinë “Haradinaj” si zëvendësministër, ka treguar sot arsyet e dorëheqjes nga AAK-ja, menjëherë pas zgjedhjeve të 6 tetorit, transmeton “Zeri”.

“Krahas bashkëpunimit të mirë, kam pasur qasje të ndryshme edhe me vetë ish-kryeministrin. Për hir të proceseve nëpër të cilat ka kaluar vendi ynë kam vazhduar angazhimet deri në ditën e zgjedhjeve, 6 tetor 2019, kur kam përmbyllur aktivitetin tim politik në AAK, ndërkohë duke e formalizuar me shkrim”, ka shkruar Berisha sot në “Facebook”.

“Arsyeja e këtij qëndrimi konsiston në dallimin konceptual në trajtimin e marrëveshjeve në parim, që janë produkt i proceseve të gjata politike dhe diplomatike, duke përfshirë edhe partneret tanë strategjikë”, ka sqaruar Berisha. /Zëri

SQARIM MBI DORËHEQJEN TIME NGA AAK TË DATËS 6 TETOR 2019Gjatë ushtrimit të detyrës time të zëvendësministrit…

Gepostet von Anton Berisha am Dienstag, 19. Mai 2020

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu