Apostolova: Demarkacioni nuk është kushti i vetëm për liberalizim

0
707

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë Natalyia Apostollova, duke folur për MSA-në tha se një vit më parë MSA-ja hyri në fuqi dhe se BE-ja në mënyrë konsistente ka përcjellë këtë punë me mbështetje financiare dhe këshilla.

Ajo ka theksuar se kjo marrëveshje i mundëson Kosovës qasjen e lirë të tregut të BE-së.

 

“MSA-ja në mënyrë proaktive ofron mundësinë për të mundësuar zhvillimin ekonomik të Kosovës përmes reformave që duhet të bëhen. Që nga hyrja në fuqi e MSA-së asistenca jonë financiare për Kosovën është përkushtim i joni. Konsultimet publike dhe dialogu social janë qenësor. Detyra është që të punohet për një administratë publike të pavarur për të punuar për qytetarët e Kosovës”, tha Apostolova.

“Luftimi i ekonomisë joformale dhe efiçienca e energjisë janë punë që duhet të bëhen dhe këto mund të bëhen vetëm me koordinimin e Qeverisë, Kuvendit duke përfshirë opozitën dhe kjo është fundamentale”, tha Apostolova.

Aty ka folur ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj që ka thënë se Kosova po pret që shumë shpejt të bëhet Demarkacioni me Malin e Zi dhe liberalizimi i vizave.

Mbledhja do të vazhdojë edhe nesër, e premte.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu