Apostolova kerrcenon Gjykaten Kushtetuese, perzihet direkt ne punet e Gjykates

0
541

Apostolova kerrcenon Gjykaten Kushtetuese, perzihet direkt ne punet e Gjykates

Përfaqësuesja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova, ka thënë se marrëveshja për asociacionin duhet të rishikohet edhe njëherë nga Gjykata Kushtetuese, duke kërkuar që Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe të themelohet sa më parë.

“Marrëveshja e Asociacionit duhet të rishikohet dhe Asociacioni të themelohet sa më shpejtë që është e mundur”, ka thënë ajo.

Apostolova, më tutje tha se dialogu në Bruksel është në interes të Kosovës dhe se problemet me Serbinë duhet të zgjidhen përmes dialogut.

“Ne besojmë se është interes i Kosovës që të zgjedh çështjet e hapura me Serbinë për përmirësimin e marrëdhënieve. E gjithë kjo që është bërë në dialog është në të mirë të qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë. Dialogu është mjet që kombinon të gjitha prioritetet”, ka thënë ajo, raporton Ekonomia Online.

Apostolova, ka thënë se dialogu në mes të dy vendeve është një storie suksesi andaj ajo duhet të vazhdoj sa më shpejt.

“Besoj se dialogu është storie e suksesit dhe duhet të vazhdojë më shpejtë” tha ajo.

Dialogu Kosovë- Serbi është ndërprerë për shkak të votimit të një rezolute të miratuar në Kuvendin e Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu