Arabia Saudite e dëmtoi botën islame duke u munduar të shpëtoi vetën

0
700

Sauditet

Mbretëria saudite pothuajse e shkatërroi botën islame duke u munduar ta shpëtojë pushtetin e saj.
Familja mbretërore, në përpjekje të zbus kundërshtimet e wahhabistëve brenda territorit saudit, ka financuar përhapjen e xhihadit njëherë në disa shtete me shumicë myslimane e më pas në tërë botën ku ka myslimanë.

Qëllimi i familjes mbretërore saudite për të cilën pardje dhe zëvendëskryeministri kosovar, Hashim Thaçi, e çoi në qiell me lëvdata, ishte që energjitë e ekstremistëve myslimanë të harxhohen duke radikalizuar myslimanët e tërë botës.

Kështu ata e kanë evituar rrezikun që këto energji të wahhabistëve të harxhohen duke u munduar ta heqin nga pushteti familjen mbretërore, Saud.

Ky vlerësim jepet sipas një artikulli të publikuar nga ish gazetari i Washington Post, Max Fischer, që tani është Drejtor i Përmbajtjes te ‘Vox.com’.

Artikulli i gjatë përmban 9 pyetje për Arabinë Saudite, përgjigjet e të cilave tregojnë prej përpjekjeve të familjes Saud për të pushtuar të gjithë territoret e kontrolluara nga fiset e tjera arabe, gjithmonë duke bërë marrëveshje me grupin me ekstremistë islam, wahhabistëve.

Sipas këtij artikulli, çdo herë marrëveshjet në mes të familjes mbretërore saudite dhe wahhabistëve kanë përfunduar me konflikte të brendshme.

Dhe, pothuajse gjithmonë këto konflikte janë shuar apo qetësuar pasi familja mbretërore saudite ka financuar krijimin e grupeve xhihadiste ër të luftuar kundër regjimeve jashtë.

Kështu ka vazhduar historia e mbajtjes së pushtetit nga familja e preferuar mbretërore e Hashim Thaçit deri në vitin 1991 kur Arabia Saudite lejon futjen e trupave amerikane në territorin e saj pasi regjimi i Sadam Hysenit në Irak e pushtoi Kuvajtin fqinj.

Kjo leje tmerroi wahhabistët duke rikthyer kështu rrezikun e përpjekjes së islamistëve që të heqin nga pushteti familjen mbretërore.

Për të qetësuar gjakrat, familja mbretërore saudite fillimisht heq dorë nga disa ‘reforma’ për të drejtat e grave si p.sh. duke iu hequr të drejtën grave që t’i japin makinës.

Menjëherë familja mbretërore saudite e themelon ‘Ministrinë e Çështjeve Islamike’ e cila besohet se ka përkrahur organizata humanitare islamike, por gjithashtu ka financuar ekstremistët wahhabistëve dhe xhihadizmin në tërë botën myslimane, thuhet në artikullin e Max Fisher.

‘Kjo funksionoi; wahhabistët e drejtuan energjinë e tyre drejt krijimit të problemeve jashtë, diçka që sauditët e toleruan”, thuhet në këtë artikull.

Para, por sidomos pas përfundimit të luftës në Kosovë, një numër i madh i organizatave të financuara nga mbretëria saudite, me lejen e Bashkësisë Islame të Kosovës lejuan përhapjen e ideologjisë wahhabiste përmes aktiviteteve të ndryshme.
Jo pak nga paratë saudite kanë rindërtuar apo ndërtuar xhami të reja në tërë Kosovën, përmes BIK-ut, në të cilat më pas janë emëruar Imam që kanë përhapur ide wahhabiste, forma më strikte dhe nga shumë studiues edhe më e gabuar e interpretimit të Islamit.

Të mos harrojmë të kujtojmë se para dy ditësh, kryediplomati kosovar, Hashim Thaçi vlerësoi se “Kosova në veçanti, por edhe bota më e gjerë shqiptare, ka respekt për Shtëpinë Saud dhe ndihmën e madhe që ka ofruar për shtetet tona”.

Ndwrkaq, udhëheqësi i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, gjatë një prej intervistave të dhëna më parë mediave në Kosovë, nuk e ka fshehur respektin për themeluesin e wahhabizmit, Muhammed ibn al-Wahhab, të cilin e ka konsideruar ‘reformatorë’

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu