Arabia Saudite propozon zhvendosje e varrit të profetit Muhamed

0
1180

1...meka

Një nga vendet më të shenjta të Islamit, varri i Profetit Muhamed, mund të shkatërrohet dhe trupi i tij të vendoset në një varr tjetër anonim, gjë që do të nxisë përçarje në të gjithë botën myslimane.

Vendi ku ai pushon në Medina, Arabi Saudite, vizitohet nga miliona myslimanë çdo vit dhe konsiderohet si vendi i dytë më i shenjtë pas Qabesë, ndërtesa e famshme në Mekë.

Sipas “The Independent”, një dokument 61-faqesh ka qarkulluar në mesin e mbikëqyrësve të vendit të shenjtë, që propozon që trupi i Profetit të zhvendoset në varrezat al-Baqi, ku do të varroset fshehurazi.

Ideja u hodh në dritë nga një  akademik nga Arabia i cili ka kritikuar shkatërrimin e vendeve dhe objekteve të shenjta në Mekë . Akademiku  i ka bërë publike planet për të lëvizur mbetjet trupore të Profetit, nga frika se vendi po bëhet gjithnjë e më shumë një vend i adhuruar.

Dr Irfan al-Alaëi, drejtor i Fondacionit për Hulumtime të Trashëgimisë Islame, i ka thënë gazetës: “Duan që t’i parandalojnë pelegrinët nga pjesëmarrja dhe nderimi i varrit sepse besojnë se kjo është “shirk”. Por, mënyra e vetme për t’i ndalur njerëzit së vizituari Profetin është ta zhvarrosin prej aty”.

“Shirk” në besimin islam, është adhurimi i objekteve apo shenjtorëve dhe është i ndaluar me fe. Në Kuran thuhet se “Shirk-u është padrejtësia më e madhe, pasi ai që bën “Shirk” e ka njëjtësuar Allahun me një prej krijesave të tij”.

Ende nuk dihet nëse Mbreti Abdullah i Arabisë Saudite, që është kujdestari zyrtar i vendit të shenjtë, është pajtuar për këtë ide. Por ajo që dihet me siguri është fakti që kjo gjë do të shkaktojë zemërim dhe përçarje në mes myslimanëve në të gjithë botën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu