Arben Ahmeti: Kosova nuk e ka luksin të futet në një proces të vazhdueshëm të refuzimit

0
105
Arben Ahmeti

Vizitat e Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-ve, njëherit përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe e Përfaqësuesit Special të BE-së Miroslav Lajçak në Kosovë kanë dhënë mesazhe të qarta që marrëveshja Kosovë- Serbi duhet të përfundoj këtë vit dhe brenda kufijve aktual.

Për këtë pak me herët raportoi Gazeta Blic duke u thirrur në burime që kanë qenë të pranishme në takime.

Por gazetari Arben Ahmeti ka thënë për Gazetën se çfarë duhet të bëjnë liderët institucioneve të Kosovës dhe ata të opozitës pas mesazheve që kanë dhënë Escobar dhe Lajçak.

“Kosova nuk e ka luksin që pas një sërë kundërshtimesh të aranzhimeve ndërkombëtare qoftë me Serbinë qoftë me rajonin, të futet në një proces të vazhdueshëm të refuzimit’, ka thënë ai.

Sipas tij, krerët e shtetit, por edhe liderët e partive opozitare duhet të bëjnë këtë hap pas vizitave të Escobar dhe Lajcak.

“Si rezultat i kësaj është urgjente një strategji nga Qeveria e presidenca që do të konsultohej me opozitën dhe eksponentë të tjerë. Kjo strraegji do te duhej të synonte njohjen përfundimtare nga Serbia”, ka thënë ai.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian janë duke insistuar me çdo kusht që marrëveshja me Serbinë të përfundoj brenda vitit 2022.Të paktën ky ka qenë insistimi i Gabriel Escobar, Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Evroazisë dhe Miroslav Lajčak, Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, në takimet që kanë zhvilluar me liderët e institucioneve dhe me liderët e partive opozitare.

“Escobar e Lajcak kanë kërkuar nga drejtuesit e shtetit të Kosovës që brenda vitit 2022 të kryhet marrëveshja me Serbinë”, thanë burime të Gazeta Blic të afërta me takimet që kanë zhvilluar dy diplomatët me drejtuesit e institucioneve dhe me drejtuesit e partive opozitare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu