Arben Vitia jep lajmin e mirë: Nga 4 Maji fillon relaksimi i masave kufizuese

0
116
Arben Vitia jep lajmin e mirë: Nga 4 Maji fillon relaksimi i masave kufizuese

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka treguar se duke filluar nga data 4 Maji do të fillojë relaksimi i masave kufizuese.

Vitia thotë se kjo do të bëhet ngadalë dhe me disa etapa.

“Relaksimi i masave kufizuese nga 4 Maji do të bëhet në disa etapa. Po mendojmë që secili qytetarë të mundet të dalë dy herë në dytë nga 90 minuta, ku njëra herë do të jetë brenda orarit ku të mund ti marrë shërbimet e nevojshme. Do të fillojnë të punojë sektori i ndërtimtarisë dhe disa biznese me pakicë. Kjo zgjat nga data 4 deri me datën 18 Maj dhe kjo është koha e inkubacionit dhe do te na tregojë si ka shkuar . Në fazën e dytë pra me datën 18 Maj lëvizja do të jetë me e madhe por gjithmonë sipas rekomandimeve të IKSHPK-së . Nëse vazhdon ky trend që mos te kete rritje ndoshta në fazën e tretë do të ketë lëvizje shumë më të mëdha” tha ministri i Shëndetësisë Vitia raporton Gazeta Blic.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu