Arianit Koci: Nuk prishemi me ndërkombëtarët, nëse nuk e votojmë Specialen

0
594

koci

Avokati Arianit Koci, nuk mendon se Kosova do t’i prishte raportet miqësorë me ndërkombëtarët, në rast se nuk do ta votonte Gjykatën Speciale.

Madje, Koci thotë se për këtë Gjykatë kish me u negociu në rast se ajo do të shkonte në Organizatën e Kombeve të Bashkume.

Këto komente avokati Koci i postoi në Facebook, deri sa ne ju sjellim postimin e plotë të tij:

Nuk prishet miqësia me ndërkombëtaret, nëse nuk votohet Gjykata Speciale.

Te gjithë jemi ne dileme te madhe: a do te prishet miqësia me amerikanet dhe evropianet, nëse nuk votohet nga Parlamenti i ynë, Gjykata Speciale ( dhomat e specializuara).
Prej pas luftës, kompetence për hetimin, ngritjen e akuzës dhe gjykimin e krimeve te luftës e ka pasur se pari UNMIK-u e me pastaj EULEX-i. Pse tash duhet apriori qe te besojmë qe kjo gjykate do te funksionoje me mire?
Ne te njëjtën kohe, pa pjesëmarrjen tone aktive ne te gjitha këto procese, nuk do te ketë legjitimitet asnjë gjykate. Sidomos, jo nje gjykate e cila ekskluzivisht do te merret me krimet eventuale te shqiptareve.

Prandaj, sado qe eshte krijuar një klime defetiste se nuk ka vend per negociata shtese, ne raport me krijimin e kesaj gjykate, mendoj qe ka hapesire per negociata.
Ne kete gjykate duhet te jemi pale aktive, patjeter. Vetem ashtu e deshmojne qe kemi kapacitet shtetformues. Vetem ashtu krijohet nje sistem gjyqesor i qendrueshem. Ne fund te fundit, askush nuk e don Kosoven, me shume se ne vet. Nuk kemi vendlindje tjeter. Po vendoset per fatin e femijeve tane.

Prandaj, kerkesa jone eshte e drejte, dhe nese nuk votohet kjo gjykate ne Parlament, nuk do te prishem raportet me miqte tane nderkombetare. Ata do ta kuptojme kerkesen tone legjitime, dhe jam i sigurt se para se te shkoje ceshtja ne OKB, do te kemi mundesi per negociata shtese.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu