Arkivi i CIA-s: Roma, qendra e operacioneve kundër Enver Hoxhës

0
772

Dokumenti i sotem qe vjen nga Arkivat amerikane te deklasifikuara eshte nje dokument mjaft i rendesishem per historine e mergates shqiptare anti komuniste. ky dokument i hartuar nga departamenti i operacioneve klandestine te CIA-s eshte nje deshmi autentike per rolin e vertete te komitetit shqiperia e lire. megjithe debatin e gjate historik mbi rolin dhe themelimin e vertete te kesaj Qeveria ne Emigracion ky dokument eshte deshmia e pare mbi themelimin e kesaj organizate. deri me sot nga historiografia anti komuniste kjo organizate e rendesisheme ne emigracion eshte quajtur si nje bashkim vullnetar i liderve anti komuniste te cilet u larguan nga shqiperia ne nendor te 1944. Emra te shquar kane qene te lidhur me kete organizate e cila drejtohej nga shqiptari i njohur Mithat Frasheri. Por ky dokument i botuar sot per here te pare do te hedhe me shume drite mbi te verteten historike te organizates anti komuniste Komitetit Shqiperia e Lire. Duket qarte nga ky dokument se kjo organizate eshte themeluar si nje mbulim i operacioneve sekrete te CIA-s kunder rregjimit te enver hoxhes. Nuk ka asnje dyshim se organizata, anetaret e saj dhe e gjithe strategjia e funksionimit te saj kane qene e drejtuar dhe e organizuar nga specialiste te sherbimeve sekrete amerikane dhe britanike. ne rreshtat e ketij dokumenti shpjegohet qarte se per cfare arsye amerikanet e themeluan kete organizate dhe cfare roli luante ajo ne te vertete. Ky dokument dhe te tjera ne dosjen e Komitetit Shqiperia e Lire hedhin drite mbi organizaten me te famshme shqiptare te pas luftes duke sjelle edhe nje revizionim mbi rolin e vertete te saj.

TOP SEKRET


Shefi i Deges ( emri i fshire) exct 671      Drejtoria/ SE-1  Projekti HTNEIGH


Oficeri pergjegjes ( emri i fshire)  exct 8366      Ovjektivi  Shqiperia


Tipi i Projektit: PP


  1. OBJEKTIVAT

Komitetit Shqiperia e Lire u krijuar nga Sherbimet Sekrete Amerikane dhe Britanike ne veren e 1949  per te sherbyer si nje mbulim per operacione klandestine si dhe nje pike fokusimi per te gjithe anti komunistet ne emigracionin shqiptar si dhe brenda Shqiperise. Objektiva e Projektit HTNEIGH eshte qe te mbaje Komitetin Shqiperia e Lire  si nje mundesi legale per te mbuluar aktivitetin e CIA-s si dhe operacionet klandestine kunder Shqiperise.

  1. Vlerat e perfaqesuara nga Projekti HTNEIGH

Komiteti Shqiperia e Lire perfaqeson nje grupim te refugjateve Shqiptare dhe vepron si nje pike grumbullimi per te gjithe emigrantet e interesuar ne clirimin e Shqiperise nderkohe eshte nje mbulim per te gjitha Operacionet sekrete te CIA-s. Nepermjet propagandes dhe medias komitetit Shqiperia e Lire publikon vuajtjet e popullit shqiptar si dhe mundohet te ndeze rezistencen ne shpirtin pasiv brenda vendit. Aktivitetet qe kryhen ne emer te ketij Komiteti jane:

  1. Publikimi i gazetes Shqiperia dy here ne muaj ne shqip si dhe nje permbledhje e kesaj te fundit dy here ne muaj material i perdorur per tu hedhur ne parashute ne Shqiperi.
  2. Botimi i nje materiali permbledhes ne anglisht, frengjisht dhe italiash qe ju shperndahet cdo muaj agjensive me te medha te medias..
  3. Pregatitja e tekstit per propaganden ( shiko Operacioni OBTUSE)
  4. Pregatitja e teksteve per propaganden klandestine e perdoror ne transmetimet ne radio (shiko Operacionin HTGRUBBY)
  5. Operacioni i dergimit te letrave “te shkruara me laps te helmuar” qe ju dergohen funksionareve te larte Komuniste.
  6. Bashko kordinimi me grupime te tjera emigracioni vecanerisht ato qe jane te lidhura me Komitetin e Europes se Lire si dhe pjesmarje ne aktivitetet e tyre vecanerisht ne Kongresin e Juristeve te Lire.
  7. Manaxhimi i problemeve te shqiptareve ne nevoje ne Europen Juglindore dhe ne Lindjen e Mesme.
  8. Rekrutimi i Agjenteve dhe Operacioneve te  infiltrimit te tyre ( shiko Projekti OBHUNT)
  9. Marrja ne pyetje e refugjateve.

  1. Dy anetare te Komitetit Shqiperia e Lire mbajne te hapur qendren e Organizates ne New York ku jane te kontakt me organizata te tjera emigracioni si pjese e Komitetit KOmbetar te Europes se Lire. Keta dy anetare te komitetit konsultohen nga oficere te CIA-s.Qendra e Propagandes eshte ne Rome ku dy oficere nje britanik dhe nje amerikan sebashku drejtojne menyren e operacioneve te propagandes.
  2. Periodiket e botuar ne emer te Komitetit Shqiperia e Lire kontrollohen nga oficeret e CIA-s dhe MI6 ( sherbimi i fshehte britanik shen yne) te atashuar prane zyrave te propagandes se Komitetit ne Rome. Politika britanike dhe amerikane per Shqiperine eshte si vijon. Gazeta dhe buletini qe botojme jane nje ze i propagandes per te cilen ne duam te publikojme. Ato qe ne duam mund te merren dhe te botohen nga numri ne numer ne varesi te informacionit. Permbledhja Shqiperia mundeson nje metode te mire per ti dhene shqiptareve te njejtat lajme ne nje kohe prej dy deri ne tre jave nga botimi i gazetes. Transmetimi i Radios Klandestine mund te dergoje cfare do lloj mesazhi qe ne duam tek popullata shqiptare
  3. Kur te jete e mundur per te sponsorizuar nje Grusht Shteti te sukseshsme, Komiteti Shqiperia e Lire qe perfaqeson shumicen e refugjateve anti komuniste si dhe fiset nacionaliste brenda ne Shqiperi mund te krijojne nje Qeveri te perkohshme deri sa nje Qeveri e pranuar nga Perendimi te jete gato.

Analisa Kritike e Zhvillimeve Operacionale qe mbeshtesin kete Objektiv


  1. Kur KOmiteti Shqiperia e Lire u formua ne 1949 nga  Sherbimet Sekrete amerikane dhe britanike, vetem ata shqiptare qe konsideroheshin si te pa perlyer me rregjimet totalitare ishin te pranueshem nga Departamenti i Shtetit si dhe ng Ministria e Jashteme Britanike dhe u ftuan ne kete KOmitet. Te perjashtuar ishin lideret e Bllokut KOmbetar indipendent, lidere te cilet kishin bashkepunuar ngushtesisht me Italianet megjithese perfaqesonin pupullsine e madhe katolike te Shqiperise si dhe fiset e medha dhe me influence ne Veri. ne ate kohe Komiteti konsiderohej nga emigrantet shqiptare si gjithperfshirese, demokratike dhe qe do te perfaqesonte interesat e te gjithe anti komunisteve shqiptare. ne nendor te 1950 nje nga partite me te medha ne Komitetin Shqiperia e Lire, Balli KOmbetar pati fraksion dhe u krijua nje Organizate e re ballistesh dhe u terhoq nga Komiteti. Fraksioni i krijuar ne Ballin KOmbetar si dhe interesat personale qe treguan anetare te ndryshem te komitetei e bene kete te fundit qe te humbiste prestigjin si jashte si brenda Shqiperise. keshtu qe u vendos se duhej nje baze me e gjere per kete KOmitet dhe u bene perpjekje er te prfshire anetare te pakompromentuar ne Bllokut KOmbetar Indipendent ne nivel personal dhe jo partiak. Po keshtu edhe per Organizaten e re balliste. Por anetaret e Komitetit refuzuan per te pranuar nje zgjerim te saj. Perpjeke per ta bere kete gje me force u la menjane pasi ishte frika se ky veprim do te sillte shkaterrimin e Komitetit. Tanime eshte pranuar ky rrezik dhe pas nje marreveshje me Britaniket ceshtja e zgjerimit te bazes do te sillet edhe nje here ne tavoline. megjithe veshtiresite politike brenda komitetit aktivitetet  PP dhe PM te nderrmara ne emrin e saj konsiderohen si te sukseshme. Nga transmetimet e radiofonike dhe edhja e fletushkave e kane vene Komitetin ne syte e shqiptareve si nje lider te rezistences shqiptare. komitetit Shqiperia e Lire ka dhene mjaftushmerisht mbylim per te gjitha Operacionet Klandestine te CIA-s.

Deklarime mbi Zhvillimet Negative

Kur Komiteti u themelua objektivi maksimal i Projektit Shqiptar ishte rrezimi i Rregjimit Shqiptar. ndyshimet ne situaten nderkombetare kerkuan nevojen per modifikimin e ketyre objektivave. Nga rishikimet e bera ne konsultime te vazhdueshme me Departamentin e Shtetit dhe Ministrine e Jashteme Britanike si dhe Sherbimin Sekrete Britanik aktivitetet tona jane modifikuar per tju pershtatur konditave aktuale . Per moemntin objektivat tona jane ngacmimet  ndaj rregjimit te Hoxhes, mbajtjen e shpresave per nje clirim te mundshem  si dhe pregatitjen psikologjike te njerzve per nje rezistence aktive. Krijimin e skeletit te nje organizate te rezistences qe do te perdoret si baze per nje levizje clirimtare kur ky operacion te jete politikisht dhe strategjikisht i deshiruar. te gjitha keto aktivitete jane kryer ne emer te Komitetit Shqiperia e Lire si dhe nje sasi e madhe fondesh jane shpenzuar me idene se politika zyrtare amerikano-britanike do te lejoje nje grusht Shteti.
Sjkurtimet e buxhetit do te influencojne  projektin HTNEIGH po keshtu shuma te shpenzuara me perpara per shqiptare dhe problemet e tyre ne Itali apo Greqi si dhe per te tjere qe kane qene te dobishem per kete projekt do te reduktohen ndjeshem. Edhe shpenzimet per pritje percjellje do te reduktohen ndjeshem.
Nga: Auron Tare


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu