Arrestime masive të shqiptarëve në Plavë e Guci

0
830

Faqja në Facebook ‘Fondacioni Plavë dhe Guci’ përmes një postimi ka njoftuar se sot në ora 11:00 kanë ndodhur arrestime të dhjetëra shqiptarëve nga ana e policisë malazeze.

Arrestimet kanë ndodhur pasi shqiptarët kanë kundërshtuar ndërtimin e Kishës ortodokse serbe. Këtë të dhënë e kanë konfirmuar për Reporteri.net edhe banorë të asaj treve.

“Sot rreth orës 11 ne Martinaj arritën numër i madh i forcave speciale malazeze, të cilat kishin ardhur për të i mbrojtur ultranacionalistët ortodoks serb, të cilët me ndihmën e aparatit shtetëror malazez në vazhdimësi po provokojnë popullatën shqiptare të Plavës dhe Gucisë, e në veçanti fshatin etnikisht të pastër, Martinaj. Është tronditëse kur informacione të tilla marrim nga vendlindja, është shokuese kur shteti me dhunë tenton të shkel mbi të drejtën elementare të qytetarit të vetë, është jo demokratike dhe antieuropiane që shteti të mbron uzurpatorin dhe jo pronarin, ky shtet po shkon drejt rrugës së vjetër të urrejtjes ndaj shqiptarëve. A thua vallë këtij shteti ne shqiptarët ia paskëmi dhënë votën e shtetformimit, a thau vallë kjo është rruga europiane që ngjason në rrugën Milloshoviqiane.

Sot policia speciale arrestoj në Martinaj këta bashkëkombas:

1. Isuf Balia Balidemaj
2. Selim Kameri Hasangjekaj
3. Sherif Lani Hasangjekaj
4. Bujar Hasangjekaj
5. Naim Prelvukaj
6. Lis Naimi Prelvukaj
7. Shaban Syla Balidemaj
8. Skender Hasangjekaj
9. Flamurdon Hasangjekaj
10. Hasan Prelvukaj
11. Valon Prelvukaj
12. Fatos Prelvukaj
13. Shaban Prelvukaj
14. Sadri Smajli Balidemaj
15. Ibish Balidemaj
16. Rexhe Balidemaj
17. Bali Rama Hasangjekaj
18. Sadik Rama Hasngjekaj
19. Luan Bajram Balidemaj
20. Martin Hasangjekaj
21. Ali Zeqiri Prelvukaj
22. Bekim Hasangjekaj

Të gjithë emrat e cekur janë ende në qendrën e ndalimit në stacionin policor në Plavë”, thuhet në postim. (GT/INA)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu