Arrestimi i hajnave të mëdhenj, kusht i fundit për liberalizimin e vizave

2
493

Prralla

Komisioneri për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi i Bashkimit Europian, Dimitris Avramopoulos ka sjellë shpresa se ëndrra e kosovarëve për të lëvizur pa viza drejt vendeve europiane mund të bëhet realitet. Por, edhe pse, siç ka thënë ai, qeveria është duke lëvizur në miljen e fundit për të arritur drejt regjimit pa viza, gjithçka varet nga adresimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Avramopoulos ka deklaruar para dy ministrave kosovarë, Ministrit të Brendshëm dhe Ministrit të Integrimeve, se ai mund të rekomandojë liberalizimin e vizave, vetëm pasi kosovarët të adresojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar, ose siç ka thënë ai rastet e profilit të lartë.

Ja çfarë saktësisht ka deklaruar ai.

“Kam ardhur në Kosovë që t’ia ofrojë ndihmën qeverisë që të ec në miljen e fundit drejt statusit pa regjim të vizave. Vetëm me rezultate reale në rastet e profilit të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe masave të jashtëzakonshme ndaj krizës aktuale të migrimit unë do të jem në gjendje personalisht t’i bindë shtetet anëtare që qytetarët e Kosovës duhet t’u hiqet regjimi i vizave” ka thënë Avramopoulos.

2 KOMENTET

  1. vetem te ju kerkohet gjeneza e pasuris se tyre
    dhe dihet se kush jane hajnat dhe kend do ta pret burgu.

    po pyetja shtrohrt kush valle do ta bej kete verifikim te pasuris se tyre?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu