Arrestimi i krerëve të Vetëvendosjes, përpjekje për ta ndalur e dobësuar protestën e 17 shkurtit

0
831

Protesta e 17 Shkurtit

Policia e Kosovës nga orët e hershme të mëngjesit ka nisur arrestimin e disa prej aktivistëve dhe deputetëve të Lëvizjes “Vetëvendosje” në të gjithë Kosovën.

Pas arrestimit të djeshëm të zëdhënësit të LVV-së, Frashër Krasniqi, Policia sot ka arrestuar edhe shefin e Grupit Parlamentar të “Vetëvendosjes”, Glauk Konjufcën.

Arrestimi i krerëve të Vetëvendosjes, Policia: Po zbatojmë urdhërat!

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka konfirmuar se PK-ja ka realizuar disa aksione të arrestimeve, duke u bazuar në disa urdhëresa të organeve kompetente.

“Policia rregullisht kryen arrestime në bazë të urdhëresave të gjykatës. Detyrat dhe autorizimet janë të përcaktuara me ligj si dhe zbatimi i urdhëresave të organeve të drejtësisë. Kemi të bëjmë me zbatim të urdhëresave”, ka thënë ai.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=cTyVtIZ17Z4″ width=”560″ height=”315″]

Ndërkohë, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi është arrestuar dje rreth orës 17:00.

Në një komunikate për media, partia e Visar Ymerit ka konfirmuar arrestimin e tij, duke thënë se këto sulme e përndjekje ndaj opozitës bëhen çdo herë kur opozita përgatitet për kundërshtim.

“Është arrestuar Frashër Krasniqi, drejtuesi i Sekretariatit për Media dhe Komunikim i Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Frashëri është marrë nga policë civilë rreth orës 17:00 teksa po dilte nga televizioni 21 ku ishte i ftuar që të flasë mbi protestën e së mërkurës. Tash, kur kanë mbetur vetëm 40 orë deri në protestën e madhe të opozitës së bashkuar, përndjekja e aktivistëve si përpjekje për ta ndalur e dobësuar protestën e 17 shkurtit po vazhdon.Këto sulme e përndjekje që shtohet sa herë opozita përgatitet për kundërshtim nuk kanë efekt. Opozita nuk ndalet dhe protesta do të jetë madhështore”, thuhet në njoftim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu