Arrestohen dhe rrahen brutalisht Aktivistët e VV

0
727

(E plotësuar) Reporteri ynë njofton se Policia ka nisur t’i shpërndajë protestuesit e mbledhur te Dheu i Bardh.

Vetëvendosje njofton se është arrestuar deputeti Glauk Konjufca, deputeti Liburn Aliu, deputeti Visar Ymeri, Ismajl Kurteshi, Boiken Abazi, Aida Dërguti, Alban Krasniqi, Kushtrim Morina, Premton Ibërdemaj.

Kurse në Besianë arrestohet deputeti Afrim Hoti, Taulant Kurti, deputetja Albana Gashi, Blerim Sallahu.

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti, është arrestuar para pak çastesh nga policia e Kosovës, njofton reporteri ynë nga vendi i ngjarjes.

Ahmeti gjatë tërë ditës sot ka qenë në rrugën që çon për në Merdare.

Ky është arrestimi i parë i Ahmetit, qyshkur iu bashkua Lëvizjes së Albin Kurtit.

Deri me tani janë arrestuar rreth 50 anëtarë të Vetëvendosjes si dhe janë lënduar 13 policë.

Po ashtu, është arrestuar edhe aktivisti i Vetëvendosjes nga Tirana, Arbër Zajmi.

Të arrestuar janë edhe: Frashër Krasniqi dhe Naim Bunjaku.

Policia pritet t’i shpërndajë protestuesit te Dheu i Bardhë

Policia e Kosovës iu ka dhënë një ultimatum prej 30 minutash protestueseve të Dheu i Bardh që të tërhiqen nga rruga.

Në të kundërtën, policia pritet t’i shpërndajë me forcë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, të mbledhur afër kësaj pike kufitare.

Policia ka shpërndarë protestuesit që ishin mbledhur në rrugën që çon për në Merdare, derisa tash pritet që e njëjta gjë të ndodh edhe te Dheu i Bardhë.

Policia rifillon intervenimin

Pas gjysmë ore pushim, policia ka rifilluar intervenimin me gaz lotsjellës dhe topa ujë ndaj protestuesve në magjistralen për në Merdarë. Polica është duke tentuar të shpërndajë edhe protestuesit në brendi të qytetit në Besianë.

Ndryshe, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti ka deklaruar për Kosovapress se nuk do të zmbrapsen deri në aktivistin e fundit.

“Turmat e protestuesve janë duke u shtuar. Janë duke ardhur edhe dy autobusë nga Tirana dhe tre autobusë tjerë nga Prishtina. Ne nuk jemi duke e penguar lëvizjen e lire, jemi duke i penguar vetëm maunat me mallra serbe. Deri më tani nuk ka mundur me kaluar asnjë maunë me mallra serbe”, tha Ahmeti.

Ahmeti: Nuk zmbrapsemi deri në aktivistin e fundit

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti ka deklaruar për Kosovapress se nuk do të zmbrapsen deri në aktivistin e fundit.

“Turmat e protestuesve janë duke u shtuar. Janë duke ardhur edhe dy autobusë nga Tirana dhe tre autobusë tjerë nga Prishtina. Ne nuk jemi duke e penguar lëvizjen e lire, jemi duke i penguar vetëm maunat me mallra serbe. Deri më tani nuk ka mundur me kaluar asnjë maunë me mallra serbe”, tha Ahmeti.

Policia: 42 persona të arrestuar, 13 policë të lënduar

Gjate intervenimit Policia vazhdimisht ka hasur ne rezistence aktive nga ana e protestuesve duke sulmuar policin me mjete te ndryshme te forta (gurë dhe gjësende tjera të metalta ) ku si pasoje e kësaj deri me tani trembëdhjetë (13) policë kanë pësuar lëndime trupore, të cilët kanë kërkuar ndihmën mjekësore.

“Në bazë të informacioneve të pranuara nga qendra mjekësore deri në këto momente katër (4) persona kane kërkuar ndihmë mjekësore. Gjatë intervenimit policore janë ndaluar deri në këto momente dyzet e dy (42) persona te cilët janë shoqëruar në stacionin policore për procedure te mëtutjeshme hetimore”, thuhet në komunikatën e tretë shtyp të PK-së.

Po ashtu, PK thotë se gjatë ditës se sotme lëvizja e lirë e qytetareve edhe për kundër protestës ka vazhduar ne dy vendkalimet kufitare si në Merdare dhe tek Dheu i Bardh.

“Gjatë ditës kanë hyrë automjete të ndryshme udhëtaresh dhe disa kamion me mallra të cilat kanë kaluar duke iu nënshtruar procedurave kufitare dhe doganore sipas procedurës ligjore për kalimin e kufirit. Policia e Kosovës është e përkushtuar që të kryej të gjitha dëtyrat e saj konform autorizimeve të saj ligjore”.

VV: 30 të arrestuar

Lëvizja Vetëvendosja ka thënë në faqen zyrtare të tyre në Facebook se Policia e Kosovës ka arrestuar 30 anëtarë të kësaj lëvizje.

Sipas VV-së, protestuesit e arrestuar po mbahen në stacionin policor në Besianë.

Sipas VV-së, dy protestues, Alban Jupolli (1991) dhe Burim Hoqa (1983), janë të lënduar në kokë. Ata gjinden në QKUK në sallën e emergjencës.

Për gjendjen e tyre momentale dhe shëndetit të dy të lënduarve ende nuk ka informacione të sakta.

Protestuesit rigrumbullohen, policia përgatit për intervenim të radhës

Në këto momente është qetësuar situata në rrugën kryesore që shpie për në Merdarë, derisa policia po furnizohet me mjete të nevojshme, me topa ujë dhe gaz lotsjellës për të bërë intervenimin e radhës ndaj protestuesve, të cilët po arrin të rigrumbullohen dhe në vazhdimësi brohorasin “Serbia nuk kalon”.

Gazetarët e Kosovapress-it raportojnë se një grup i të rinjëve janë grumbulluar edhe brenda qytetit të Besianës, ndaj të cilëve po ashtu policia është duke përdor topa ujë dhe gaz lotsjellës për t’i shpërndarë.

Mallrat serbe fillojnë të hynë në Kosovë?

Pas shpërndarjes së protestuesve në Besianë nga Policia tanimë thuhet se ka filluar që në Kosovë të hynë kamion me mallra serbe.

Sipas agjencive, pas shpartallimit të protestuesve, thuhet se ka rifilluar hyrja e kamionëve me mallra serbe në Kosovë në përcjelljen e Policisë së Kosovës.

Kurti: Qeveria nuk po e respekton Kushtetutën

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje i është adresuar turmës në Besianë ku ka thënë se Qeveria nuk po e respekton mocionin për reciprocitet të miratuar në Qeveri me 7 dhjetor të vitit të kaluar.

“Në bazë të Kushtetutë, Qeveria e Kosovës obligohet që të zbatoj vendimet që dalin nga Kuvendi i Kosovës”, ka thënë Kurti.

Ndryshe, për intervenimin e Policisë së Kosovës ka reaguar edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

“Policia e Kosovës nuk ka ofruar ndihmë për të plagosurit dhe të lënduarit e Vetëvendosjes. Përkundrazi, i kanë tërhequr zvarrë dhe arrestuar”, ka thënë Behxhet Shala nga KMDLNJ.

Sadriu: Kurti nuk është arrestuar

Policia e Kosovës nëpërmes zëdhënësit të saj Brahim Sadriu ka konfirmuar për Express se Albin Kurti nuk është arrestuar.

“Jo! Albin Kurti nuk është i arrestua”, ka thënë Sadriu.

Ndryshe, raportohet se Policia është duke vazhduar aksionin e saj për shpërndarje të protestuesve, ku njoftohet se ka edhe të lënduar. Në mesin e tyre është edhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Pas bllokimit te rrugës nga ana e protestuesve ne hyrje te Podujevës, rreth orës 14:12 min Policia e Kosovës ka urdhëruar protestuesit qe brenda pesëmbëdhjete (15) minutave ta lirojnë rrugën për qarkullim te lire te qytetareve dhe mallrave, duke iu sqaruar se bllokimi i rrugëve dhe pengimi i lirisë se lëvizjes është veprim i kundërligjshëm i cili nuk do te tolerohet nga Policia.

Ndryshe, në një komunikatë për shtyp të Policisë se Kosovës thuhet se urdhëri për zhbllokim te rrugës nuk është zbatuar nga ana e protestuesve, de si rrjedhojë Policia është detyruar që të ndërmarrë veprimet e nevojshme për hapjen e rrugës dhe sigurinë e lëvizjes se lirë.

“Gjatë intervenimit Policia ka hasur në rezistence aktive nga ana e protestuesve duke sulmuar policin me mjete të ndryshmë të forta (gurë dhe gjësende tjera të metalta ) ku si pasojë e kësaj deri me tani janë dhjete (10) policë kanë pësuar lëndime trupore, të cilët kane kërkuar ndihmën mjekësore”, thonë PK.

Si pasoje e rezistencës nga ana e protestuesve Policia e Kosovës ka përdorur gazin lotsjellës dhe topin e ujit për shpërndarjen e turmës, me qellim te vënies se situatës nen kontrolle dhe sigurisë se lëvizjes se lire.

“Gjatë intervenimit policore janë ndaluar deri në këto momente janë tetëmbëdhjete (18) persona tëe cilët janë shoqëruar në stacionin policore për procedure te mëtutjeshme hetimore”, thonë PK.

Nga ana tetër, Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se edhe përkundër ndërhyrjes së policisë, protestuesit po vazhdojnë qëndrojnë në vendin e quajtur qershiat e Llapashticës (Besianë).

Arrestohet edhe Albin Kurti

Lideri i Lëvizjes vetëvendosje është arrestuar para pak çastesh nga Njësia Speciale e Kosovës.

Lajmin e ka postar në faqen e saj zyrtare në Facebook Lëvizja Vetëvendosje.

Pos Albin Kurtit janë arrestuar edhe: Naser Shatri, Fisnik Ismajli, Gani Krasniqi, Salih Zyba, Blerim Manqastena, Hysen Durmishi dhe disa aktivistë të tjerë.

Ndërkohë, Policia e Kosovës po përdor kundër demonstruesve gaz lotësjelles.

Policia e Kosovës ka filluar që të largojë nga rruga protestuesit duke përdorur edhe gaz lotsjellës.

Gjendja është nën kontroll por ende nuk dihet se si do të reagojnë protestuesit përballë kësaj.

Deri me tani, pavarësish intervenimit dhe arrestimit të disa protestuesve dhe aktivistëve, gjendja është nën kontroll.

Arrestohet Fisnik Ismajli dhe aktivistë të tjerë

Ndërkohë Policia e Kosovës ka intervenuar dhe gjatë intervenimit të saj ka arrestuar aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismajli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu