Arrestohen dy aktivistë të Vetëvendosjes

0
747

Policia e Kosovës

Lëvizje Vetëvendosje, përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se policia e Kosovës ka arrestuar sot dy aktivistë të kësaj lëvizje, Kastriot Gërbeshin dhe Januz Shatrin.

Këta dy aktivistë i shtohen 21 aktivistëve të tjerë të VETËVENDOSJE!-s, që aktualisht janë nëpër masa të ndryshme policore, nga të cilët 13 janë nëpër burgje.

“Kjo është një fushatë persekutimesh politike që të kujton kohën e regjimit jugosllav. Opozitarët, veçanërisht Lëvizja VETËVENDOSJE!, po trajtohen si cak i abuzimit policor. Arsyeja pse po ndodh kjo është për shkak të dëshirës të pangopur të Hashim Thaçit për t’u bërë President dhe për shkak të mospranimit të zgjedhjeve të parakohshme si zgjidhje për ngërçin politik që e ka prodhuar veprimtaria antikushtetuese e Qeverisë Mustafa-Thaçi”, thuhet në komunikatën e VV-së.

VV kërkon lirimin e menjëhershëm të aktivistëve dhe siç thotë ajo ndaljen e kësaj fushate të përndjekjes për arsye politike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu