Arrestohen dy punonjës të KEK-ut

0
572

Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit-njësiti në Pejë, ka arrestuar Gani A. (1958) dhe Fisnik M. (1967), punonjës në Korporatën Energjetike të Kosovës, nën dyshimin se kanë marrë ryshfet.

Këta dy të dyshuar kanë dalë në terren për të kryer punët zyrtare duke bërë pagesa të faturave në një lagje në qytetin e Pejës, kanë shkuar tek shtëpia e ankuesit duke bërë kontrollimin e orës së rrymës dhe gjatë kontrollimit është vërejtur se ora e rrymës ishte e dëmtuar.

Të dyshuarit kanë filluar të plotësojnë një procesverbal duke i sqaruar ankuesit se dënimi për këtë dëmtim arrin vlerën e 5000 eurove.

Ankuesi kishte kërkuar kompromis për një gjë të tillë me të dyshuarit të cilët fillimisht i kishin kërkuar 200 euro, dhe pas bisedave kishin rënë dakord që t’iu bëhet pagesa në vlerë prej 100 euro.

Ankuesi ka raportuar rastin në polici, e cila ka ndërmarrë veprimet e nevojshme policore dhe ka arrestuar të dyshuarit në flagrancë nga ana e hetuesve policor, të cilët ishin nën vëzhgimin e hetuesve derisa të dyshuarit kryenin veprën penale të marrjes së mitos.

Si provë material i janë gjetur të dyshuarve paratë në shumë prej 100 eurove, para këto që i janë marrë ankuesit. Me autorizim të prokurorit të dyshuarve ju është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme hetimore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu