Arrestohen katër persona për trafikim dhe prostitucion

0
752

Prishtinë, 6 maj – Janë arrestuar katër persona, dy në rajonin e Gjilanit – M. Kastrati (63) dhe R.  Kastrati (47) me dyshimin e bazuar për trafikim me qenie njerëzore dhe dy në Prishtinë – H. Delia (49) dhe R. Shabani (59) me dyshimin për mundësim prostitucioni.

Arrestimi është kryer nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, në vazhdimësi të hetimeve të rasteve të trafikimit me qenie njerëzore dhe prostitucion ne dy operacione të ndara.

Të arrestuarit dyshohen se në vazhdimësi kanë kryer  veprimtari kundërligjore. Katër të dyshuarit janë dërgua para gjyqtarit për kundërvajtje me procedure të shpejt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu