Arrestohen punëtorë të shtëpisë së shëndetit në Rahovec, se vodhën gati gjithçka

0
717

Prishtinë 2 qershor- Sot në orët e pasdites hetuesit policor nga drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit  ka bërë arrestimin e shtatë personave nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprat  penale  Shpërdorim i detyrës zyrtare nga neni 339  dhe Përvetësimi gjatë ushtrimit të detyrës nga neni 340 i Kodit Penal të Kosovës .

Të gjithë të dyshuarit kanë qenë punonjës në qendrën klinike mjekësore familjare (QKMF), në Rahovec të cilët janë arrestuar nga ana e hetuesve policor.

Ejup  Z.       lindur më 1960

Avdyl  H.     lindur më  1962

Rexhep  V.   lindur më 1954

Agim  E.      lindur më 1975

Fatmir  D.    lindur më 1972

Selajdin  R.  lindur më 1962

Shani  V.     lindur më 1959

Hetimet lidhur me këtë rast kanë filluar muaj më parë dhe njësiti hetimor në Prizren,  gjatë hetimeve të zhvilluara ka siguruar prova të mjaftueshme se të dyshuarit, dyshohet se kanë kryer veprat penale, kështu duke shpërdoruar detyrën zyrtare në mënyra të ndryshme.

Keqpërdorimet të cilat i kanë bërë këta të dyshuar janë:

Shpërdorimit me derivate (kanë marr derivate për nevoja private)

Shitja e pajisjeve medicinave nga automjeti i emergjencës (pajisje aparati EKG, defibrilator monitor dhe pajisjet përcjellëse)

Shitja e pajisjeve të rëntgenit

Ngritja e gradave të punëtorëve pa kritere më parë të përcaktuara

Pagesat për punë jashtë orarit të punës (kujdestarit të cilat janë dhënë në kundërshtim me rregulloren).

Hetimet në lidhje me këtë rast janë duke vazhduar ndërkohë në konsultim me prokurorin publik të Qarkut në Prizren të gjithë të dyshuarve ju është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu