Arrestohen shokët e Xhabirit

0
667

Prishtinë 1 qershor- Policia e EULEX-it, ka arrestuar tre shokë të luftës se kryetarit të komunës së Kaçanikut Xhabir Zharkut.

Nysret Cena, Afet Dalloshi, dhe Agron Dalloshi janë arrestuar të hënën me urdhër të prokurorit special Reshat Millaku, i cili ka gjetur prova shtese që vërtetojnë se autore të një vrasje të trefishtë nuk janë Besnik Hasani, dhe Shpend Qerimi, të dënuar me nga 33 vjet burgim.

Besnik Hasani dhe Shpend Qerimi, në shkurtë të këtij viti janë dënuar me nga 33 vjet burg për vrasje të rëndë të trefishtë.

Dy ish pjesëtarë të policisë të njohur edhe si shokët e Triumf Rizës, qenë shpallur fajtorë për vrasjen e Urim, Neshat, e Sylejman Baftiut dhe për plagosjen e Sadik e Bujar Baftiut ne shtatorë të vitit 2007, të cilët i kishin zënë priten një automjeti në të cilin gjendeshin pesë persona duke shtënë në drejtim të tyre me dy arme automatike.

Si pasoj e kësaj prite ishin vrarë tre persona, i katërti ishte lënduar rënd ndërsa personi i pestë kishte shpëtuar pa lëndime.

Burime nga prokuroria kane thënë se i tërë procesi pritet të përsëritet pasi që janë siguruar prova shtese.

Ndërsa kryetari i Komunës se Kaçanikut Xhabir Zharku, është dënuar me tre vjet burgim, nga një trup gjykues i EULEX-it, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, e përveç tij janë dënuar me nga tri vjet edhe Arsim Kolshit dhe Besnik Hasani dhe Nysret Cena janë dënuar me nga një vit e dy muaj burgim.

Besnik Hasani pjesëtar i Njësisë speciale të Kosovës, dhe Shpend Qerimi, pjesëtar i Njësisë antidrogë , qenë dënuar për shpërthimin e natës se 24 shtatorit në lagjen “Dardania”, në Prishtine ku patën humbur jetën dy persona dhe u patën lënduar edhe disa të tjerë.

Besohet se cak i sulmit të këtë qenë lokali i Enver Sekiraçës, në shenjë hakmarrje për vrasjen e Triumf Rizës. /Koha Ditore/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu