Arrestohen tre ish ushtar të UÇK-së

0
835

Kumanova

Policia ka arrestuar sot 7 persona në aksionin policor “Rrufeja”, për të cilët thotë se ka dyshime se ka ndihmuar grupin e Kumanovës.

Sipas policisë, personat e arrestuar nuk kanë qenë pjesë e grupit dhe luftimeve në Lagjen e Trimave, por në mënyra të ndryshme kanë ndihmuar qarkullimin dhe vendosjen e tyre në Kumanovë dhe në aksionin e Gushincës.

Mëngjesin e sotëm janë kryer bastisje në 5 lokacione në rajonin e Shkupit dhe Kumanovës, ndërsa janë gjetur pushkë gjuetie, një pistoletë dhe uniforma të UÇK-së.

Pas kontrollit të kryer në Shkup dhe Kumanovë, tashmë janë identifikuar disa persona të cilët do të sillen edhe para organeve të drejtësisë.
Tre nga të arrestuarit tashmë janë dërguar në Gjykatën Themelore Shkupi 1, me një procedurë të mëparshme. Ashtu siç informojnë nga MPB-ja, më shumë detale do të jepen gjatë ditës.

Sipas LajmPress, të arrestuarit janë Ragmi Latifi, Musadik Pajazit dhe Ibrahim Murtezani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu