Arrestohen ushtarakët amerikanë e izraelitë në bazën e ISIS-it

0
613

ISIS

Çfarë po bënin ushtarakët amerikanë e izraelitë në bazën e ISIS-it?!

Sipas medieve të huaja, këshilltarë ushtarakë amerikanë dhe izraelitë janë arrestuar përderisa po ndihmonin terroristët e ISIS-it në Irak.

Agjencia e lajmeve në Irak, Sama News Agency, ka bërë të ditur se tre nga të arrestuarit dispononin pasaporta amerikane dhe izraelite, ndërkaq i katërti kishte pasaportë nga shtetet arabe të Gjirit Persik, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq sipas Tasnim News Reports: Këshilltarët e jashtëm ishin kapur në bazën kryesore, përgjegjëse për kontrollimin e operacioneve të ISIS-it, e vendosur në provincën veriore të Nineveh.

Raportohet se gjatë operacionit, janë vrarë edhe një numër i luftëtarëve të ISIS-it, duke shtuar se këshilltarët e huaj janë arrestuar dhe transferuar në një qendër të sigurisë në kryeqytetin Bagdad.

Pas këtij lajmi kanë ardhur edhe reagime nga zyrtarët irakianë, përkatësisht nga anëtarë të parlamentit të këtij vendi.

Seyed Fathollah Hosseini ka kërkuar urgjentisht nga OKB-ja që të marrë masa kundër SHBA-ve, transmeton Telegrafi.

“Kombet e Bashkuara nuk duhet të qëndrojnë të qetë rreth prezencës së komandove të ushtrisë amerikane në bazën e terroristëve”, kishte thënë ai.

Një tjetër anëtar i parlamentit, Mohammad Saleh Jokar, ka akuzuar SHBA-të se po ndihmojnë qëllimisht ISIS-in dhe se kanë motive të fshehta për të udhëhequr koalicionin kundër Shtetit Islamik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu