Arrestohet edhe një aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje

0
780

Alket zeqiri

Në orët e hershme të mëngjesit Policia e Kosovës ka arrestuar aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Alket Zeqiri në shtëpinë e tij në Fushë Kosovë.

Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate për media ka thënë se Policia e Kosovës vazhdon të përdoret nga siç e quan Vetëvendosje, ky pushtet kriminel për ta shtypur këtë lëvizje.

Njoftimi i plotë i Vetëvendosjes:

Në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës ka arrestuar aktivistin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Alket Zeqiri.

Policia e Kosovës vazhdon të përdoret nga ky pushtet kriminal  për ta shtypur Lëvizjen VETËVENDOSJE! ashtu që të ketë hapësirë të mjaftueshme për t’i realizuar interesat e Serbisë në Kosovë.

Aktivisti Alket Zeqiri u arrestua në shtëpinë e tij në Fushë Kosovë, me ç’rast edhe iu bastis shtëpia, duke i terrorizuar kështu familjarët e aktivistit.

I bëjmë thirrje këtij pushteti që të heq dorë nga këto veprime të pista e të padrejta, si përndjekjet ndaj opozitës dhe deportimet e shtetasve shqiptarë, të heq dorë nga marrëveshjet e 25 dhe 26 gushtit si dhe sa më parë të shpallen zgjedhjet e reja. Vetëm në këtë mënyrë, mund të kthehet normaliteti në Kosovë. Nëse nuk ndodh një gjë e tillë, situata do të tensionohet edhe më shumë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu