Arrestohet për kanosje djali i vëllait të Hashim Thaçit

0
612

Prishtinë, 21 mars – Leutrim Thaçi, djali i Ganiut, vëllait të kryeministrit Hashim Thaçi, është arrestuar mbrëmë (të mërkurën) nga Policia e Kosovës nën akuzën për kanosje. Si mëson Indeksonline, ai është arrestuar pas një përleshje me Dardan Fetën, i cili po ashtu është arrestuar nga policia.

Por që të dy këta të rinj janë liruar ditën e enjte.

Ngjarja ka ndodhur në lokalin “Anex”, në qytezën Pejton.

“Mbrëmë Policia e Kosovës i ka arrestuar disa persona të përfshirë në përleshje. Dyve prej tyre iu është shqiptuar masa e mbajtjes. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Pashko Vasa” rreth orës 23: 30”, ka thënë zyrtarja për informim në PK, Florie Ahmeti.

Por ajo ka thënë se nuk mund të konfirmojë emrat e të arrestuarve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu