Muhamet Kelmendi, anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është arrestuar në Mitrovicë përderisa ishte nisur për të marrë pjesë në ceremoninë e rivarrimit të eshtrave të Isa Boletinit.
Siq raporton Gazeta Express arrestimi i tij u krye nga njësiti anti-terror i policisë së Kosovës, dhe se zyrtari i lartë i AAK -së dyshohet për përgatitjen e një sulmi terrorist në pjesën veriore të Mitrovicës. Bashkë me të janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, ish-pjesëtarë të UÇK -së, identiteti i të cilëve ende nuk dihet.
Aktualisht, mësohet se Kelmendi po transferohet në Prishtinë për t’iu dorëzuar njësitit për krime të renda të Policisë së Kosovës.
Lajmin për arrestimin e zyrtarit të partisë së Ramush Haradinajt, deri me tash e ka konfirmuar vetëm kolegu i tij nga kjo parti, Ernest Luma.
