Prokurorja e krimeve të rënda, Vahide Badivuku është arrestuar sot në orët e hershme të mëngjesit. Ajo ishte prokurore në rastin e Gani Gecit, i cili dyshohet për vrasje. Lajmin për Gazetën Blic e kanë bërë të ditur burime brenda Prokurorisë Speciale.
Ajo sipas këtyre burimeve është arrestuar nga prokuroria speciale e Kosovës me dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe krim të organizuar.