Arrestohet zyrtari i Qeverisë së Kosovës për ngacmim seksual në Japoni

0
533

Ramadan Sejdiu

Autoritetet japoneze kanë arrestuar Ramadan Sejdiun, Drejtor në Njësinë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

Ai, është arrestuar për ngacmim seksual, derisa se kuptonte se në Shtetet demokratike te Botes nuk ngacmohen Femrat rrugve dhe as nuk i Fishkllohet Femrave në rruge.

Ramadan Sejdiu ishte në udhëtim zyrtar në Japoni dhe jo në rruget e Prishtines siq bein per dite njerzit e rendomt dhe njerzit me pozite Poltike ne Shoqerin tone.

Burime të gazetës “Zëri” kanë treguar se Sejdiu nga data 10 gusht 2015 deri më datën 04 shtator 2015 kishte shkuar në Kitakjushu në ujdhesën Kjushu të Japonisë, ku është mbajtur një trajnim lidhur me trajtimin e ujërave të zeza, shkruan Zeri.info

Nga Kosova në këtë trajnim kanë marrë pjesë një grup prej nëntë anëtarëve, kurse kryesues i grupit ka qenë i arrestuari Ramadan Sejdiu.

“Më datë 01.09.2015 në qendër të Trajnimeve Jica  Kitakjushu në ujdhesën Kjushu të Japonisë është burgosur Ramadan Sejdiu nga Policia e shtetit të Japonisë për veprime të ulta. Veprimet nuk janë të qarta nga grupi por sipas asaj që ka prezantuar njëra nga organizatoret e konferencës, para pjesëmarrësve të trajnimit Sejdiu ka bërë krim dhe është i burgosur, për çka do të përballet me ligjet e shtetit të Japonisë”, thotë një zyrtar kosovar që ishte në Japoni.

I njëjti është dashur që në mbrëmjen e 04 shtatorit 2015 të kthehet me grupin por kjo nuk ndodhur, pasi që ai ka ngelur i arrestuar nga Policia e shtetit të Japonisë.

Gazeta ka kontaktuar me ministrin e zhvillimit ekonomik Blerand Stavileci por nuk ka marrë asnjë përgjigje nga ai lidhur me këtë çështje.

Zyrtari për informim i MZHE-së ka thënë se nuk kanë informacion zyrtar lidhur me fatin e Sejdiut. Derisa, në këtë zyrë konfirmojnë se ai nuk është paraqitur në punë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu