Arrijnë para qeverisë, atje forca të shumta

0
533

Shkup, 11 maj, 14:22 – Protestuesit po i afrohen qeverisë, godinën e së cilës e kanë rrethuar pjesëtarë të shumtë të njësisë speciale të policisë, për të parandaluar çfarëdo incidenti.

Numri i forcave blu është shumë më i madh se të premten e kaluar, me siguri për shkak të numrit të shumëfishuar të protestuesve që po protestojnë në këto çaste.

**********************************************************************************************************

Shkup, 11 maj, 14:15 – Pas protestës simbolike para Pallatit të Gjykatave, ku është kërkuar ndalimi i proceseve të montuara gjyqësore, turma e madhe e protestuesve është nisur drejt Qeverisë.

Parullat që mund të dëgjohen janë nga më të ndryshmet, por kryesisht janë kombëtare.

**********************************************************************************************************

Shkup, 11 maj, 14:05 –  Turma e protestuesve po qëndron para Pallatit të Gjykatave prej ku po bëhet thirrje për dhënien fund të “proceseve të montuara gjyqësore”.

Deri në këto çaste, protesta po zhvillohet pa incidente.

**********************************************************************************************************

Shkup, 11 maj, 13:53- Dyfish më shumë protestues po marrin pjesë në protestën e sotme, krahasuar me atë të së premtes së kaluar, informon raportuesi i “Zhurnal”-it.

Tani për tani, ikonografia e protestës përbëhet vetëm nga simbole kombëtare, ndërsa në parullat e eksponuara mund të lexohet “Stop dhunës”, “Stop rasteve të montuara”, “Shqiptarët nuk janë terroristë”.

Marshi ka arritur në Bit Pazar dhe pritet të qëndrojë për disa minuta edhe para Pallatit të Gjykatave dhe më pas të niset drejt Qeverisë.

**********************************************************************************************************

Shkup, 11 maj, 13:40 – Qytetarë të shumtë po mblidhen në lagjen Çairçanjë për të marshuar në mënyrë paqësore nëpërmjet lokacionit Bit Pazar drejt Pallatit të Gjykatave dhe Qeverisë.

Siç bën të ditur raportuesi i “Zhurnal”-it, ka filluar grumbullimi i qytetarëve shqiptarë dhe pritet në çdo çast nisja sipas marshutës së protestës së kaluar.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka ndërmarrë të gjitha masat për sigurimin e protestës dhe shumë policë janë stacionuar në disa pika që konsiderohen si kritike. (vijon)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu