Arsim Zekolli: Zaev, dinak perfid

0
519

Arsim Zekolli: Zaev, dinak perfid

Ish-ambasadori i Maqedonisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe në OSBE, Arsim Zekolli, mendon se futja e kandidatëve shqiptarë në listë për deputetë nga partia e Zoran Zaev është një kopje e vonuar e kampanjave të mëhershme të Bashkimit Demokratik për Integrime (BDI) me kandidat maqedonas.

Sipas tij, dinakëria e z. Zaev është me perfide, pasi që, siç thotë ai, në thelb oferta e tij “qytetare” është vazhdimësi e qëndrimit te ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Këto komente Zekolli i ka bërë gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, duke shtuar se edhe premtimi i Zaev per “dygjuhësi” në fund doli vetëm se një manipulim propagandistik.

“Edhe vetë z. Zaev me këmbëngulje refuzon zyrtarizmin e gjuhës Shqipe, duke e reduktuar atë vetëm në përdorim intern dhe privat”, thotë Zekolli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu