Arsyeja që VV-ja e LDK-ja nuk po merren vesh

0
265
Arsyeja që VV-ja e LDK-ja nuk po merren vesh

Burime të Gazetës bëjnë të ditur se ajo që po e mban peng arritjen e një marrëveshjeje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për krijimin e qeverisë së re të vendit janë kërkesat e LDK’së, të cilat për VV – në konsiderohen maksimaliste.

Siç ka mësuar Gazeta, LDK – ja ka mbetur prapa kërkesave që t’i marrë dy poste të larta – atë të presidentit dhe të kryeparlamentarit, si dhe 5 ministri, aq sa edhe Vetëvendosje.

Partia e Albin Kurtit ndërkaq insiston që këto kërkesa janë maksimaliste, dhe se LDK – ja duhet të heqë dorë nga ky qëndrim.

Sipas zyrtarëve të VV – së, çelësi i kompromisit është kur LDK – ja heq dorë nga kërkesat maksimaliste, dhe pajtohet të marrë më pak nga ajo që kërkon tani.

Pas takimit, për media kanë folur Glauk Konjufca i VV – së dhe Avdullah Hoti i LDK – së, duke konfirmuar se ende s’kanë marrëveshje.

Takim të rëndësishëm e konsideroi atë mes Mustafës e Kurtit edhe Konjufca.

Konjufca megjithatë nuk e ka sqaruar se çfarë marrëveshje kanë arritur për pozitën e presidentit por ka lene te kuptohet që tashme eshte nje dakordim per ndarjen e Pushtetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu