Arvizu: Berisha shiti interesat shqiptare dhe amerikane

0
753

Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arivizu ka diskutuar me kreun e Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, për marrëveshjen e kufirit detar me Greqinë.

Ambasadori amerikan ka deklaruar se kryeministri Berisha ka tradhtuar jo vetëm interesat e Shqipërisë, por edhe interesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke firmosur shitjen e detit në mënyrë të fshehtë.

Arvizu ka komentuar edhe mënyrën se si qeveria shqiptare shmangu SHBA nga negociatat me palën greke, pas presioneve të Athinës. Një lajm i tillë raportohet nga gazeta “Sot”, e cila citon burime brenda takimit.

Shkrimi

Firmosja e marrëveshjes për shitjen e detit nga dyshja Berisha-Basha, rezulton të ketë shënuar një tjetër krisje në marrëdhëniet mes qeverisë shqiptare dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporte të cilat, sot, po njohin momentet më të vështirë që nga viti 1996, kur amerikanët e dëbuan nga pushteti. Amerikanët, për interesa të Shqipërisë, kërkuan të ishin pjesë e bisedimeve mes negociatorëve shqiptarë dhe atyre grekë për caktimin e kufijve detarë. Por, pas një ultimatumi të Athinës, dyshja Berisha dhe Basha e kanë shmangur ambasadën amerikane në Tiranë nga bisedimet, ndërsa nënshkruan në fshehtësi pazarin për shitjen e detit. Një nga kushtet kryesore të palës greke, ka qenë mbajtja e SHBA larg negociatave dhe ky kusht është plotësuar nga qeveria Berisha. Ndërkaq, ky konflikt ka qenë pjesë e bisedimeve të ambasadorit amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu dhe drejtueseve të Aleancës Kuq e Zi, parti kjo e angazhuar për mbrojtjen e interesave kombëtare. Përpos asaj që u tha në media, mësohet se temë e bisedimeve ka qenë pikërisht marrëveshje për shitjen e detit, e cila u rrëzua si antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese. Sipas burimeve nga pjesëmarrësit në takim, Arvizu, pasi ka kritikuar Aleancën Kuq e Zi për nacionalizimin e tepruar, ka akuzuar kryeministrin Berisha për pazare me grekët sa i takon kufijve detarë. Siç mësohet nga burime brenda takimit, ambasadori amerikan ka deklaruar se kryeministri Berisha ka tradhtuar jo vetëm interesat e Shqipërisë, por edhe interesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke firmosur shitjen e detit në mënyrë të fshehtë. Teksa ka vlerësuar të gjithë faktorët politikë që denoncuan dhe iu kundërvunë marrëveshjes detare, ambasadori amerikan ka dënuar pazaret e qeverisë shqiptare me Athinën për ujërat detare. Po ashtu, ambasadori amerikan ka komentuar edhe mënyrën se si qeveria shqiptare shmangu SHBA nga negociatat me palën greke, pas presioneve të Athinës. Arvizu ka deklaruar gjithashtu se nëse ambasada amerikane në Tiranë do të kishte qenë pjesë e negociatave, marrëveshja do të ishte bërë transparente dhe nuk do të kishte kaluar në Kuvend.

Kabllogrami

Përplasja e qeverisë Berisha meSHBA për paktin detar me Greqinë, është konfirmuar edhe nga një kabllogram që ambasada amerikane i ka dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit. Kabllogrami me kod 08TIRANA745, i tetorit 2008 është klasifikuar si konfidencial, mban titullin: “Greqia i bën presion Shqipërisë mbi çështjet e kufirit dhe varrezave”. Në kabllogram sqarohet se si Athina i ka bërë presion Berishës që të shmangeshin amerikanët nga negociatat. “Gjatë një seance bisedimesh së fundmi në Tiranë, zyrtari grek në krye të delegacionit i dha palës shqiptare një ultimatum. Qeveria greke mund të tregohet e gatshme për një kompromis mbi kufirin detar pranë Korfuzit (ndoshta për shkak të interesit ushtarak ekzistues amerikan për ndërtimin e një baze ushtarake të SHBA-së në Jal, Shqipëria e Jugut). Gjithsesi, zyrtari grek paralajmëroi delegacionin shqiptar për të plotësuar kërkesën tjetër, atë për të mbajtur ‘fuqitë e largëta’, konkretisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jashtë bisedimeve”, thuhej në raportin diplomatik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu