As Merko dhe as Llabënishti, kryetar dege i Strugës një i tretë?

0
1016

Ali Ahmeti me bashkpuntorete tij nga Struga

Strugë, 26 dhjetor – As Ramiz Merko dhe as Arbën Llabënishti nuk do të drejtojnë Degën e BDI-së në Strugë.

Kjo të paktën sipas informacioneve të medieve lokale të Strugës.

Thuhet se pas tensioneve të fundit në këtë Degë, është marrë vendim që asnjërit nga dy pretendentët kryesorë të mos i lejohet marrja nën drejtim e Degës së BDI-së.

Megjithatë, mësohet se gjithçka varet nga vullneti i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili do të caktojë vetë, sipas Statutit, një ushtrues detyre që do të drejtojë Degën.

“As BDI-ja e Merkos e as BDI-ja e Labënishtit nuk mjaftojnë për të fituar zgjedhjet në këtë zonë zgjedhore, ato përfaqësojnë dy grupe të mëdha të ndara mes veti dhe kanë potencialin për ta dëmtuar njëra tjetrën, me ç’rast e dëmtojnë edhe vetë BDI-në si parti, prandaj Ali Ahmeti nuk do ta lejojë që kjo të ndodhë. Do të ketë një fytyrë të tretë që do të ketë potencialin që ti bashkojë këto dy grupe, ndërsa kush do të jetë ajo do të vendosë vetë Ali Ahmeti ”, thonë burime të Drini.mk pranë BDI-së.

© ZHURNAL.mk

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu