Asambleja e Suharekës me deklaratë kundër kthimit të serbëve në Mushtisht [dokument]

0
668

kuvendi-therande

Alush Shala, asambleist i PDK-së në Asamblenë Komunale të Suharekës ka lexuar sot deklaratën rreth kthimit të serbëve në fshatin Mushtisht.

“Duke qenë se plagët janë të hapura, së pari të kthehen të zhdukurit, të ketë kerkim falje nga serbët, të vihen para drejtësisë gjithe ata serb qe kryen krime kunder Popullates Civile në Kosove, e pastaj të krijohet klima për kthim”, ka thënë ndër të tjera Shala, transmeton Theranda Post.

Asamblistët e Kuvendit Komunal të Suharekës kanë votuar unanimisht këtë deklaratë.

Kjo pikë nuk ka qenë pjesë rendit të ditës, por në fillim të takimit, asambleisti Shala nga PDK kërkoi fillimisht që të futet në rend të ditës, gjë që u bë.

Gjatë muajit gusht kishte  dështuar një kthim i përkohshëm i serbëve, që u pengua nga banorët e fshatit Mushtisht.

deklarata

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu