Askush nuk e merr seriozisht Hashim Thaqin!

0
782

Isa dhe Hasha

Mënyrën se si e ka marrë presidenti Thaqi iniciativën për rifillimin e procesit të reformës zgjedhore, përfaqësues të subjekteve politike e shohin si lojë mashtruese të radhës, për ta forcuar pozitën e pavolitshme dhe shumë të izoluar në krye të shtetit, qoftë edhe përmes një deformimi të sistemit zgjedhor në emër të reformimit,shkruan gazeta Kosova Sot.

Ky qëllim shihet si kryesori pse Thaqi po e kërkon reformën zgjedhore pikërisht për interesa të veta personale, pasi që veten po e sheh si president të përjetshëm, duke u zgjedhur gjoja direkt nga populli, por duke llogaritur në zgjedhjen e kontrabanduar eventuale me vota të vjedhura dhe të klanit kriminal ‘Pronto’.

Deputeti Adem Salihaj, nga LDK-ja, sado që e sheh të domosdoshme një reformë të mirëfilltë zgjedhore gjithëpërfshirëse, inicimin e saj nga presidenti Thaçi e sheh si shumë joserioze dhe aspak të realizueshme, ngase prapa kësaj iniciative mund fshihen qëllimet personale të Thaçit dhe rrjetit të tij, siç thotë Salihaj, kriminal.

“Çfarëdo reforme zgjedhore që kërkon Thaçi, do të jetë ‘reformë’ për interesa të tij dhe të krimit të organizuar, dhe jo për interesa të Kosovës. Unë nuk besoj aspak se ‘reforma’, që do të kërkojë ai do të jetë për ta përmirësuar sistemin zgjedhor. Ndoshta ai do të përpiqet që këtë reformë t’ia përshtatë edhe interesave të tija personale, apo që të na kthejë mbrapa në sistemin zgjedhor me lista të mbyllura, për t’i bërë deputetët servilët e partive politike për të votuar vendime, që janë në kundërshtim me interesat kombëtare. Shpresoj se Thaçi nuk do t’i arrijë këto qëllime të mbrapshta”, tha Salihaj për “Kosova Sot”.

Opozita bojkoton tryezën e presidentit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thirrur dje një tryezë bisedimesh me partitë politike, institucionet e angazhuara në procesin zgjedhor dhe shoqërinë civile, për të trajtuar pikërisht çështjen e reformave. Për herë të parë, Thaçi ka propozuar që Kuvendi i Kosovës të zvogëlojë numrin e ulë- seve nga 120 në 100, si dhe të sigurojë dy ulëse për komunitetet pakicë, përkatësisht për komunitetin kroat dhe atë malazez. Sipas tij, këto ndryshime duhet të ruajnë përfaqësimin aktual të partive shqiptare dhe pakicave, duke ruajtur parimet e përcaktuara me Pakon e presidentit Ahtisaari, si dokumenti gjithëpërfshirës mbi bazën e të cilit ishte shpallur pavarësia e Kosovës. Për realizimin e reformave zgjedhore, presidenti Thaçi tha se do të jenë të domosdoshme ndryshimet kushtetuese e ligjore. Ai tha se reformat duhet të japin një përgjigje nëse në të ardhmen presidenti do të zgjidhet përmes votës së drejtpërdrejtë të popullit. Po ashtu, Thaçi tha se me anë të këtyre reformave duhet të përcaktohet se sa zona zgjedhore do të ketë Kosova dhe a do të shkohet në votime me lista të hapura apo të mbyllura. Ndërkohë, sa u përket zgjedhjeve lokale, në debat u tha se reformat aty janë më të lehta, pasi që kërkohet vetëm ndryshim i ligjit dhe nuk ka nevojë për amendamentime kushtetuese. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, njëherësh kryeministër i Kosovës, tha se i mbështet reformat, por për realizimin e tyre do të nevojitet një konsensus mes partive të shumicës, si edhe pakicave, pasi që procesi do të përmbyllet me ndryshime kushtetuese. “Do të merremi vesh t’i formojmë ekipet e përbashkëta, që do të punojnë me përfaqësuesit e të gjitha subjekteve politike dhe shoqërisë civile, por jam për atë që ne ta fillojmë këtë proces dhe t’i zëmë të gjitha afatet, sepse duhet procesi të përmbyllet gjashtë muaj para zgjedhjeve”, tha Mustafa. Debati i thirrur nga presidenti Thaçi është bojkotuar nga partitë opozitare. Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, tha me këtë rast se pa një gjithëpërfshirje reformat nuk do të mund të realizohen. Dy parti opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kanë prezantuar ndaras qëndrimet e tyre, në një konferencë për media. Pal Lekaj, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka polemizuar me presidentin Thaçi rreth kërkesës së tij që të shtohen edhe dy vende në Kuvend për pakicat, duke thënë se përse një propozim i tillë nuk u dha edhe për diasporën e Kosovës

Të përfillet vullneti i qytetarëve

Deputeti i lëvizjes ‘Vetëvendosje’, Ismail Kurteshi, thekson se përpjekja për t’u legjitimuar përmes shfrytëzimit të situatave të caktuara vetëm sa e shton delegjitimitetin e të gjithë atyre që, përmes pazareve të pista, arrijnë në pozita, për të cilat nuk e kanë përkrahjen e qytetarëve. “Edhe përpjekja e sotme e Thaçit ka përfunduar e dështuar dhe vetëm sa e ka kontestuar edhe më shumë legjitimitetin e tij. Sa i përket idesë për reformë zgjedhore, tani kur zgjedhjen janë shumë afër, kjo ide është farsë, pasi që për përcaktimin e një sistemi të caktuar zgjedhor në Kosovë duhet një përgatitje serioze dhe një debat i gjerë me qytetarët e Republikës, madje nuk do të ishte keq që për këtë çështje të rëndësisë së veçantë të organizohet edhe referendum, ku do të merret parasysh vullneti i popullit. Nëse nuk merren parasysh sugjerimet e qytetarëve, por për sistemin zgjedhor vendosin partitë politike, Kosova nuk do të ketë kurrë sistemin zgjedhor që i duhet vendit, por do të përfundojë në një sistem që u konvenon krerëve të partive, sidomos të atyre të mëdha”, ka thënë Kurteshi për “Kosova Sot”. Në linjë gati të njëjtë është edhe deputeti Zafir Berisha nga Nisma për Kosovën. “Ky është një muhabet kot. Është vetë Hashim Thaçi ai personi, i cili e ka bllokuar reformën zgjedhore më shumë se 6 vjet resht, dhe aspak nuk i dihet nëse tani e ka seriozisht apo jo këtë farë pune”, është shprehur Berisha. Se është shumë i mundur skenari i planifikuar i Hashim Thaçit, që me inicimin e reformës të mendojë edhe për vete, në kontrabandimin e një mandati të radhës për president, qoftë edhe me manipulim industrial votash, nuk e përjashton si mundësi as nënkryetari i AAK-së Ali Lajçi. Sidoqoftë, ai thotë se reforma duhet të ndodhë pa vonesë dhe në zgjedhje nuk do të duhej shkuar pa finalizimin e këtij procesi. “Kalkulimet dhe lojërat de fakto janë këto, madje edhe për t’u faktorizuar paksa presidenti, i cili nuk ka aspak autoritet në opinionin publik dhe atë politik”, tha Lajçi për “Kosova Sot”.

Propozimi i Spahiut

Spahiut Profesori i së drejtës kushtetuese, Riza Smaka, thotë se është kërkesë imediate reforma e Sistemit Zgjedhor në vendin tonë. “Në këtë drejtim ka punuar një komision nga legjislatura paraprake, madje duke vajtur në motele e hotele vendore e të jashtme, kinse për kushte pune më të mira. Në atë mënyrë pashmangshëm kanë qenë shkaktuar harxhime të mëdha edhe të parasë publike, të cilat nuk janë arsyetuar me asgjë, në atë legjislacion”, theksoi ai. Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, shprehet se pas aktiviteteve të bujshme si kryeministër, Thaçi në pozitën e presidentit duket si pensionist. “Natyrisht edhe në këtë pozitë ai do të kishte punë të shumta për t’u bërë protagonist në lojën politike të vendit, sikur të kishte këshilltar me vizion apo edhe vullnetin me u marrë me ato punë. Reforma zgjedhore është një nga këto punë, por ai paraprakisht do të duhej të dilte me një propozim konkret në interes të vendit, dhe t’i vënte liderët partiakë në pozitë që refuzimi i ftesës së tij t’i digjte ata para votuesve. P.sh. nëse ai do t’i ftonte liderët politikë që të merren vesh për amendamentimin e Kushtetutës, që përbërja e ardhshme e Parlamentit të Kosovës të ketë vetëm 60 (50+10) deputetë, atëherë Thaçi do të kishte përkrahjen e opinionit publik dhe liderët që do të refuzonin do të digjeshin . Të mos flasim për ftesën për marrëveshje mes liderëve politikë që qeveria e ardhme e Kosovës të mos ketë më shumë se 7 ministra, të hiqet krejtësisht pozita e zëvendësministrave e zëvendëskryeministrave pa resor ministror”, tha Spahiu për “Kosova Sot”

hasha

Dacici dhe Hasha

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu