
Astrit Dehari që u mbajt më shumë se 70 ditë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, pos që nuk u intervistua dhe nuk dihet pse ndodhi kjo, nuk dihet edhe se a ishte torturuar brenda.
Të dhënat që ka siguruar InDoks nga hetimi i ri që po zhvillohet për rastin e vdekjes së tij të dyshimtë brenda burgut zbulojnë një të dhënë tronditëse: Burgu i Prizrenit ka hyrje-dalje sekrete ku të burgosurit mund të nxirren deri te dhomat e marrjes në pyetje në Polici pa u mbajtur shënim zyrtar.
Avokati familjes Dehari, Tomë Gashi, ka thënë se Astriti ishte njxerrur nga Qendra e Paraburgimit përmes hyrje-daljeve sekrete, sipas tij këtë e kishte treguar edhe vetë Astrit nënës së tij me mesazhe të koduar.
“ Ka hyrje-dalje sekrete nga Qendra e Paraburgimit në Prizren në ndërtesen e Policisë, aty ku janë kry hetimet e ashtuquajtur e vërteton edhe deklartaën e nënës së Deharit që Astriti ka deklaruar se po e dërgojnë natën e po e marrin në pyetje”.
Gashi ka shtuar se Astriti është vrarë në burg duke tentuar që të merren deklarata që të inkriminohen liderët e Lëvizjes Vetëvendsoje si terroristë.