Mbrëmë në orët e vona, janë shkruar disa parulla në lidhje me vdekjen e Astrit Deharit, në Prishtinë afër sheshit “Nëna Terezë”
Ato janë shkruar në objektin që e ndajnë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ajo e Diasporës, si dhe ajo e Bujqësisë.
“Astritin e vrau pushteti” dhe “Drejtësi për Astritin” janë dy parullat që janë shkruar në mur. Kapur me to është shkruar edhe “VV”.
Astrit Dehari vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren në rrethana të paqarta.