Auron Tare: Butrinti nën ujë, faji i amerikanëve

0
822

Deputeti i PS-së Auron Tare ka postuar në rrjetin social “Facebook” disa foto të Butrintit nën ujë, çka sipas tij vjen për faj të disa arkeologëve amerikanë. “Një ekip i vogël arkeologësh amerikanë që po gërmojnë prej tre vjetësh në Forumin e Butrintit, mbarojnë gërmimet dhe ikin duke mos marrë asnjë masë konservuese apo parandaluese jo vetëm në mbrojtje të monumenteve të sapogërmuara por edhe të vizitorëve”, shkruan ai. Ish-drejtor i këtij parku, Tare shprehet se vendgërmimet janë kthyer në gropa të thella me ujë ku fëmijët e vegjël mund të bien brenda dhe të rrezikojnë jetën. 

“Edhe pse dimrin e kaluar kjo praktikë u kritikua ashpër nga ekipi që përgatit planin e konservimit të Butrintit, përsëri drejtuesi i projektit arkeologu David Hernandez nuk respekton asnjë rregullore gërmimesh. Në vendin e tij, zotërisë do i kishin hequr licencën e gërmimeve ndërsa këtu te ne askush nuk flet”, sqaron ai, duke shtuar se ka ardhur koha që të huajt që janë mysafir në këtë vend të respektojnë rregullat ashtu siç bëjnë në vendin e tyre. 
(e.m/f.nikolli/BalkanWeb)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu